I fejuari nuk pranon të ndahet nga unë!

Intervista - - FAQE 1 - (Vijon numrin e ardhshëm)

Jam një vajzë 26 vjeçe. Vendosa t’ju shkruaj që ta bëj publike historinë time duke ditur se gazeta juaj lexohet nga shumë njerëz. Unë kam një histori të veçantë nga ato të vajzave të tjera të moshës sime. Ndoshta ato kanë problem me të dashurit se i tradhtojnë apo nuk i duan sa sto, kurse unë kam problem se nuk po arrij ta largoj dot të fejuarin tim! Ndoshta do të habiteni nga kjo që sapo lexuat, por ja ku po jua tregoj se pse...

Unë isha 16 vjeçe dhe isha në shkollë të mesme kur u dashurova me të. Ai ishte maturant dhe e donim shumë njëri-tjetrin. Kur ai mbaroi, nuk u fut në universitet sepse nuk kishte nota shumë të mira. Punoi disa kohë si kamerier, më vonë u fut në një kurs për xhenerik dhe filloi punë në një servis. Ndërkohë, unë vazhdoja shkollën e mesme. Ende nuk ishim prezantuar me familjet për shkak të moshës dhe takoheshim kur të kishim mundësi, që të mos binim në sy. Mirëpo edhe pse nuk ishim të fejuar, unë mbeta shtatzënë duke e ditur se në këto kohë, Shqipëria ka mjaft vende ku mund të takohesh fshehurazi e të bësh çfarë të duash. Kjo ndodhi kur unë isha në vitin e fundit, pra 18 vjeçe.

- Duhet t’ua themi prindërve. - më tha ai, kur e mori vesh.

- Po, pak muaj mund ta fsheh. Nuk kemi pse nxitohemi.

- Të nxitohemi!? E pse nuk duhet t’ua themi? - u nxeh ai me të drejtë. Jo shumë djem mund të ta kërkojnë menjëherë të martohesh.

- Po ja, ndoshta nuk mund ta mbajmë këtë fëmijë. Të dy jemi të vegjël dhe një fëmijë do të thotë të martohemi të rinj dhe të na pritet jeta në mes.

- Nuk e kuptoj ku do të dalësh... Ti nuk e do këtë fëmijë? - E dua – i thashë - por... - Çfarë por? Shprehu qartë që ta marr vesh se ku e ke hallin.

- Po sikur ta abortoj? Në të rinj jemi e do të bëjmë fëmijë të tjerë.

- Çfarë? - u skandalizua ai - Në vend që këto fjalë t’i thoja unë që jam djalë dhe asnjë djalë nuk do të martohet kaq shpejt, i thua ti! Ne- jse, nëse do, mund ta heqësh. Unë të dua aq shumë sa do ta pranoja edhe këtë krim. - Krim!? - u habita. - Po, krim është të vrasësh një shpirt. Pse, si të duket ty?

Në fakt, ashtu ishte. Nuk e kisha menduar kështu. Thjesht po mendoja vetëm se çfarë do të thonë të tjerët e asgjë më shumë. Nuk po mendoja as për veten se çfarë do të hiqja e ç’e keqe do të më vinte më pas dhe as për një shpirt që do ta vrisja pa faj.

- Më fal, zemër... Por, që në çastin që e mora vesh jam si e hutuar dhe nuk e dija se ç’po flisja. Për momentin ta mbajmë të fshehtë e të gjejmë një mënyrë për t’ua thënë prindërve, që të mos inatosen. - Këtu jam dakord me ty. Isha me fat që kisha në krah një djalë të tillë. Ishte shumë i pjekur për moshën që kishte, por edhe pse ai më jepte kurajo, unë ndjeja një boshllëk në zemër dhe isha bërë pak si e hutuar. Edhe në mësime kisha rënë pak. Jo se kisha të vjella a gjëra të tjera që i ka shtatzania, por ndihesha me faj që kisha bërë diçka jashtë normave. Familja ime ishte shumë e disiplinuar dhe veçanërisht mami, ishte shumë e preokupuar për nderin tonë. Kaluan dy muajt e parë dhe meqenëse unë kisha një fizik të dobët, nuk dukesha fare që isha shtatzënë. Shkolla mbaroi, por në këtë kohë edhe unë po prisja se çfarë dege do të më dilte për në universitet. Po e prisja me padurim për dy arsye. E para, se kisha nota të mira dhe kisha mësuar gjithë jetës për këtë çast dhe e dyta, nëse më dilte një degë e mirë (që sigurisht do të më dilte, nga rezultatet e mia të shkëlqyera) do ta kisha më të lehtë t’ua thoja prindërve se isha shtatzënë.

Kjo bëri që të isha edhe më e menduar. Jo vetëm në shtëpi, por edhe kur dilja, isha sikur jetoja në një botë tjetër. Kur hidhja hapat nëpër rrugë, nuk e kisha mendjen te rruga, por tek ato që më mundonin, kështu që për fatin tim të zi, teksa po kaloja rrugën në një ditë tepër të nxehtë vere, një makinë më përplasi keq në trotuar. Ishte një shofere e re që sapo kishte marrë patentën. Përnjëherë më humbën ndjenjat dhe nuk mbaj mend asgjë, vetëm veten në spital pas shumë orësh. Mbi kokën time qëndronin gati gjithë fisi. Kur hapa sytë, të gjithë më buzëqeshnin. Në atë çast, infermierja iu tha se duhej të dilnin jashtë e me mua të rrinin vetëm të familjes.

- Mirë se u ktheve, bijë! - Më tha babai, ndërsa nëna i kishte sytë me lot dhe qortues. Përnjëherë u kujtova dhe vura dorën te barku. Nëna vuri dorën e saj tek e imja dhe ia plasi të qarit.

- Më fal mami! - thashë me një zë që mezi ma dëgjuan. – unë… doja të të treg...

- Mos u sforco të flasësh, zemër. - më tha babai.

- Ti je e re, ke gjithë jetën para, do bëhesh se s’bën nënë. Duhej të ma kishe thënë mua, por s’ka gjë. Jeta kështu është, moj vajzë. Nuk ka qenë e shkruar të vinte në jetë. – tha mami mes lotësh.

“Pra, e paskam humbur fëmijën, mendova. Unë ia dola, ndërsa fëmija jo. Kisha dashur ta abortoja dhe ai ia gjeti mënyrën që të mos vinte në jetë e unë të mos shqetësohesha.”.

Në atë kohë, doktori hyri në dhomë dhe më shkëputi nga këto mendime.

- Qenke zgjuar? - më pyeti ai, edhe pse e dinte këtë nga infermierja që ishte aty kur unë u zgjova. - Ti je shumë e fortë. Përballove një aksident që mund të kishte përfunduar ndryshe.

- E përballova? Edhe pse humba…

- Po të paktën shpëtove ti, - ma ndërpreu ai atë që po thosha. – Ti tani duhet të mendosh për gjëra të tjera. Duhet të jesh e fortë ta përballosh jetën. Je shumë e re dhe me sa kam marrë vesh unë, je një nxënëse e shkëlqyer. - Gjithë këto lëvdata nuk m’u dukën shenjë e mirë, por nuk e mendova gjatë. - Tani duhet ta lini të qetë dhe të mos grumbulloheni shumë veta këtu. – u tha prindërve.

- Dakord doktor, po përgjigjja që duhet të dilte në orën 5, a doli? - e pyeti babi.

- Po, prandaj erdha. Për...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.