Zbulohen SMS-të e fshehta të Mirela Kumbaros

Intervista - - AKTUALITET -

Pasi Mirela Kumbaro firmosi për të lënë me koncesion monumentet e kulturës, Ilir Beqaj i dërgoi Edit tabulatet e telefonit të saj. Aty ka disa mesazhe të cilat janë tronditëse për kryeminstrin. “O Edi, e dije këtë punën e koncesionit të Mirelës ti? Ok, e zëmë se mbase e dije, por ti nuk di pjesën tjetër: Mirela ka ndërmend që në listën e monumenteve që do t’i japë me koncesion, të fusë edhe kërpudhat e kryeminstrisë. Po, kjo nuk është më e keqja miku im, kërpudhat do që t’ia japë me koncesion Ben Blushit. Shif e bëj, mik. Po të dërgoj sms-të e këmbyera në telefonin e Mirelës”.

Ben Blushi: Ç’kemi Mirela? Më pëlqeu ai fustani që kishe veshur sot, po shumë i hollë, do të të ftohen vezoret. A do ma japësh me koncesion?

Mirela Kumbaro: Ty, Beni, do të të japim në këmbim ndonjë bole ose ndonjë gjë të ngjashme me to... Si thua për kërpudhat e kryeministrisë?

Ben Blushi: Do t’i thyesh zemrën shef Edit, ndaj mos e bëj. Më mirë më jep fustanin... Kështu, edhe ti i shpëton vezoret paq.

Mirela Kumbaro:

Ik, ore vagabond!

Erion Veliaj: Mirela, kam dasmën e çunit të xhajes muajin tjetër. A mund të ma japësh me qira kalanë e Ali Pashës? Pas një jave ka ditëlindjen Mimi i Arjolës, po themi ta bëjmë te rrënojat arkeologjike të Apollonisë.

Mirela Kumbaro për Erion Veliajn: Erion, dëgjo, po sikur ta ndërrosh Apolloninë me teatrin e Butrintit? Ngaqë më tha më parë Koçoja që t’ia lija me koncesion Apolloninë sepse i duhej për nja dy videoklipe për të bijën.

Erion Veliaj: Ok, lëre fare e më jep me koncesion kalanë e Rozafës se lodhet mami deri në Butrint; është rrugë e gjatë. Po gjithsesi, ky rasti i Butrintit mbetet për t’u parë për të bërë ndonjë lokal striptizmi. Na mungon një lokal striptizmi në zonën e Sarandës neve Mirela.

Mirela Kumbaro: Zot, sa inovator je Erion, lum Arjola që të ka! Ti ke për ta lulëzuar Tiranën Erion. Bekuar qofsh!

Altin Goxhaj: Ky është një krim i rëndë, të të vijë turp. Turp turp turp turp turp!

Mirela Kumbaro për Altin Goxhajn: Mu zhduk sysh, ik protesto për ndonjë luledele te parku i liqenit ose do të të jap me koncesion edhe ty tek ISIS-i!

Altin Goxhaj: Moj nepërkë me 7 kokë!

Artan Shkreli: Dëgjo Mirela, më bëhet qejfi që do t’i japim me qira monumentet e kulturës. Jam shumë i lumtur për këtë gjë… Ky është lajmi më i mirë që mund të merrja sot për sot... Më në fund! Imagjino sikur ta kishte firmosur më parë qeveria Berisha ligjin për dhënien me koncesion të monumenteve të kulturës... Ndaj edhe unë bëra namin atëhere. Po nuk ha qeni shkopin mua, jo!

Mirela Kumbaro për Artan Shkrelin: Jo, Artan, nuk ta ha qeni as shkopin, as gjë tjetër ty! Bravo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.