Fatjoni

Intervista - - ANKETA -

Neve të na sulmojnë ata? Jo, asnjëherë! (Qesh) Edhe njëri që na kërcënoi nga ISISi me një mesazh njëherë, për 24 orë u gjend i pajetë. Jemi vendi i shqiponjave ne!

Ermali

Nuk llogaritet Shqipëria se po të bëjnë atentate këtu, nuk do kenë jehonën që kanë në vendet e zhvilluara. Është njëlloj si në Afrikë, ku u vranë 40 studentë dhe kaloi si një lajm i lehtë. Mjerë ne nga injoranca që na ka mbuluar!

Maksim Kumrija

Jo mund të ketë, por duhet të ketë! Ose të rikthehet ’97-a, ose populli të vrasë veten sesa të rrijë në kafe gjithë ditën duke fjetur gjumë.

Xhevahir Xhahysa

Nuk është Shqipëria vend aq i rëndësishëm apo me ndikim në botë që të vijnë ata budallejntë të vetëvriten këtej nga ne.

Xhesi

Nuk e besoj, pasi ne nuk kemi peshë. Imagjinoni, as në Evropë nuk jemi. Ne, përkundrazi, bashkë me Kosovën, jemi si vende që kemi terrorizëm brenda shtetit. Ne po hamë kokën tonë çdo ditë. Kemi shumë probleme sociale dhe ekonomike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.