Teuta, indiferente ndaj deklaratave të Bleros. I përkushtohet dashurisë së saj

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Emri i Teuta Krasniqit është një ndër më të lakuarit në media, në fillim për martesën me Bleron, për ndarjen prej tij, më pas për historinë e dashurisë me instruktorin e fitnessit, Adonisin e së fundi, edhe për skenat nudo në filmin me regji të Gjergji Xhuvanit. Falë jehonës së tyre, nuk mund të rrinte pa u përmendur edhe në bisedën e Arian Çanit me Bleron në “Zonë e lirë”, javën që shkoi. Ky i fundit nuk ngurroi aspak të sqaronte se edhe pse babai i Teutës nuk ka qenë kurrë dakord që ajo ta pranonte rolin në atë film, ai kishte dalë edhe kundër babait të saj duke i dhënë lejen e tij. Por duket se Teuta as që do t’ia dijë për ato që fliten për të lart e poshtë, përfshi edhe deklaratat e Bleros, pasi vëmendja e saj sillet vetëm në një drejtim dhe ajo është dashuria për partnerin e saj, Adonisin. Aq e dhënë sa është pas tij, Teuta i ka kushtuar edhe një deklaratë publike dashurie: “Ti nuk dështon kurrë së më mahnituri mua! Nuk do të lodhem kurrë së dashuri ty. E adhuroj mënyrën se si ti më bën të të dashuroj çdo ditë”. Tani na thoni, ka skena nudo që e kanë fuqinë e këtyre fjalëve?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.