Gentian Zenelaj, Veliajt: “Me shpirt, sot kam uruar që të kishe 2 fëmijë!”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E diela e kaluar për Gentian Zenelajn ka qenë e gjatë dhe e shëmtuar. Ai, bashkë me dy fëmijët e tij, ka menduar ta kalojë ditën e pushimit në një ambient çlodhës... te liqeni. Por atje është përballur me një surprizë të pakëndshme. Përveç policëve të shumtë dhe shumë papastërtive, peizazhi “tmerrues” sipas Gentit, mbyllet me një zonjë që fut qenin e saj në liqen dhe më pas qeni shkundet afër karrocës së vajzës së tij. I indinjuar, ai i drejtohet kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, me një status në Facebook. “Aty te liqeni... aty ku ishin 300 policët e tu... zgjedhje e gabuar të dalësh të dielën me një fëmijë 8 vjeç dhe një 4 muajsh, sepse edhe pse aty ishin 300 policët e tu, prapë nuk kishte asnjë gjysëm polici që ta pengonte zonjën me prejardhje gjysëm ruralokryeqytetase e gjysëm vien- eze me qenin e saj të zhytur në liqenin me 70% prani fekalesh, të shkundej 50 cm larg karrocës së fëmijës tim 4 muajsh. Unë e kuptoj që për ty është sfidë të arrish të futësh 1 milion banorë në një park të menduar për 5 herë më pak banorë... Dhe kur të dëgjoj që thua: “200.000 fëmijët e Tiranës meritojnë një park”, më vjen të vjell. Sot ta kam uruar të kishe 2 fëmijë dhe të ishe aty në mes të pluhurit... mutit të qenve... tymit të misrave... kaosit të parkimit dhe sfidës që të shtyje karrocën e vogëlushes... sa për atë 8 vjeçarin, një pambuk sheqeri te kioska me ndryshk, ia mbyll gojën. Të përshëndes, “mik”, mirutakofshim të dielën tjetër: unë me dy fëmijët e mi dhe ti, me 300 policët e tu”, e përfundon ai mesazhin shpotitës për Veliajn. Pyetja është: A do t’i shkojë në vesh kritika këtij të fundit?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.