Marsela “sulmon” Ronelën dhe Encën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kjo është hera e parë që e dëgjojmë këngëtaren Marsela Çibukaj të flasë kaq hapur në disfavor të dy kolegeve. Ah, pardon! Ndoshta nxituam pak me përcaktimin, pasi në gjykimin e Marselës, “Ronela Hajatin dhe Encën, vetëm këngëtare nuk mund t’i quash”. Kështu është shprehur ajo të dielën e kaluar, teksa ishte e ftuar në panelin e emisionit “E Diell” ku gjatë bisedës nuk ka ngurruar aspak të thotë se, sipas saj, Ronela Hajati apo Enca nuk mund të quhen këngëtare, por thjesht performuese. Deklaratë tepër e guximshme kjo nga Marse- la, duke marrë parasysh se ndodhet në të njëjtën “familje” me vajzat, në atë të muzikës. Ne nuk kemi ç’të themi më shumë; për më gjatë, ua lëmë radhën vajzave “performuese”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.