Flori bëhet nostalgjik

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Duket se Florin shpeshherë e kap nostalgjia dhe kjo vihet re edhe nga statuset që vendos në faqen e tij të Instagramit. Këtë herë ka qenë grupi The Dreams ai që Flori e ka risjellë në vëmendjen e tij dhe të fansave të dikurshëm. Në videon e postuar prej tij, tre djemtë, dikur edhe shumë shokë me njëri-tjetrin, Flori, Eriosti dhe Soni, shfaqen teksa po këndojnë një nga këngët e tyre të cilat atëherë mbanin vendin e nderit si “këngë hite”. Por kjo nostalgji e tij mund të përkthehet edhe në ndonjë bashkëpunim të mundshëm me djemtë e grupit. Në këtë mënyrë, Flori dhe dy djemtë e tjerë të grupit do të përmbushnin jo vetëm kënaqësinë e tyre, por edhe të shumë fansave që akoma edhe sot dëgjojnë këngët e The Dreams. E gjithë kjo mund të jetë një ëndërr e bërë realitet, kështu që mbajini sytë dhe veshët hapur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.