Barbana apo Ergi

Intervista - - MUZIKE -

- Kush nga ju të dy është më i shkathëti? - Të dy. - Po më i turpshmi? - Unë. (Buzëqesh) - Kush bërtet më shumë? - Ergi. - Kush ka gjithmonë të drejtë? - Të dy mendojmë kështu. - Kush është më i dhënë pas gatimit? - Asnjëri. - Kush është më llupësi? - Unë. - Kush është më gjumashi? - Ergi. - Kush nga ju e bën pazarin? - Unë. - Kush i bën më tepër dhurata dhe surpriza mamit?

- Të dyve na pëlqen t’i bëjmë shpesh surpriza dhe dhurata mamit, e kemi merak këtë gjë. - Ku shkoni më së shumti bashkë? - Në kafe ose restorante. - Koha më e gjatë që keni qëndruar larg njëritjetrit? - Dy javë. - Në fund do të thoje se Ergi... - ...është pika ime e dobët! në këtë jetë, gjithçka është e tillë.

- Mendon se është e lehtë sot të gjesh njeriun e zemrës?

- Kjo besoj se është pak edhe çështje fati.

- Do t’i riktheheshe një dashurie të shkuar?

- E shkuara është e shkuar dhe mbetet aty! Unë shoh vetëm përpara.

- Ka një çast kur do të doje të ishe plotësisht anonime?

- Më ndodh shpesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.