Kur thua 52Oni, ke thënë zjarr!

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3) ndodh kjo?

- Unë bëj dhe krijoj atë që ndiej, ndaj shumë nga fansat e gjejnë veten në këngët e mia, i ndjekin dhe i pëlqejnë ato.

- Jeta për ty është lojë, aventurë apo sfidë?

- Është lojë, aventurë edhe sfidë; të gjitha nga pak.

- Cila është loja në të cilën del gjithmonë fitues?

- Jo gjithmonë dal fitues, nuk kam pse gënjej, kjo ndoshta sepse unë nuk jam ndonjë i apasionuar pas lojërave në përgjithësi.

- Nëse do t’i vije një epitet jetës tënde momentalisht, cili do të ishte ai? - Migjeni, ndoshta! (Qesh) - A është e lehtë të jesh vetvetja në këtë botë bërrylash, që tenton gjithnjë të na tjetërsojë?

- Shumë e vështirë është, pasi bërrylat janë të shumtë dhe duhet të jesh shumë i përgatitur të mos biesh pre e tyre.

- Ky sukses që ke tani, e kënaq egon tënde profesionale apo nuk është i mjaftueshëm?

- Secili kërkon më të mirën e mundshme, por suksesi i tanishëm veçse më shtron rrugën drejt sukseseve më të mëdha, është vetëm fillimi.

- Çfarë do të kishe dashur të bëje më shumë? - Muzikë, muzikë, muzikë. - Aktualisht, je në përpjekje për…

- ...të përfunduar produktin e radhës.

- Fjala që ndjen të thuash tani? - Zot, faleminderit për gjithçka. - Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje? - Të imitoja Konçitën. (Qesh) - Je i dashuruar në këtë moment?

- Më shumë se shumë. - Kulmi i kënaqësisë për ty? - Kur performoj dhe të gjithë të pranishmit këndojnë me mua këngët e mia. - Kulmi i dhembjes, sipas teje? - Kur nuk vlerësohet arti që është krijuar me shpirt. - Kulmi i neverisë? - Kur na vënë të gjithëve në një rang.

- Cili ka qenë dhe me kë e ke ndarë udhëtimin e fundit që të ka lënë me shije të mirë?

- Me shoqen e jetës në vendlindjen time, në Pukë, për ditëlindjen time.

- Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?

- Nëse do të abuzohej me emrin tim. - Kur thua 52Oni, ke thënë… - Fire! (Zjarr) - Cilat janë planet e tua për nesër?

- Angazhimi familjar dhe përfundimi i projekteve që po realizoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.