De Biazi: Si po i zgjedhim lojtarët për Evropian...

Intervista - - SPORT -

Heronjtë adhurohen, ndërsa ne, fatmirësisht, kemi fatin t’i prekim dhe të jetojmë me suksesin e tyre, duke marrë emocionet tona. Gazeta “Intervista” ka qenë e pranishme në sallën e konferencës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ku De Biazi ka folur për dy ndeshjet miqësore. Nga kjo kemi përfituar për t’i marrë një intervistë atij në mesin e shumë pyetjeve të tjera. Italiani është shfaqur si gjithmonë elegant, me një të qeshur, karakteristikë tashmë e tij dhe pa munguar sigurisht as syzet e zakonshme të diellit. 59- vjeçari bën me dije se, nëse s’do të kishte qenë për takimet e U21, do të kishte thërritur për këto dy ndeshje edhe këta katër elementë nga ekipi Shpresa: Rrahmani, Manaj, Rashica dhe Latifi. Megjithatë, De Biazi jep shpjegime për të gjitha dilemat...

- A do të jenë të pranishëm në sfidën ndaj Luksemburgut Rrahmani, Manaj, Rashica dhe Latifi? - Vetëm njëri, Rashica. - Grupi i 23 futbollistëve që do të udhëtojë në Francë është brenda listës së futbollistëve që do të jenë pjesë e miqësoreve apo do të ketë edhe të tjerë?

- Të shohim çfarë do të na thotë kampionati, por sigurisht që do t’i afrohet shumë kësaj liste me 25-26 lojtarë, që do të jenë me ne në këto dy ndeshje.

- Jashtë listës për këto dy miqësore është edhe Hamdi Salihi, golashënuesi i kampionatit shqiptar...

- Unë do të bëj një zgjedhje përfundimtare kur të vijë momenti, pra, në maj. Nuk është e lehtë ta bësh një zgjedhje të tillë, por do ta bëj në funksion të skuadrës, jo për simpati apo antipati ndaj dikujt. Unë punoj mbi disa parametra që t’i jap skuadrës shanset më të mëdha për të ecur përpara në Evropian.

- Në ndeshjen e parë me Zvicrën, presioni bie më shumë mbi kundërshtarin, duke qenë se ne konsiderohemi “outsiders” dhe, bashkë me Is- landën dhe Irlandën e Veriut, mund të mos kemi aq shumë përgjegjësi. Do të jetë avantazh i madh ky fakt?

- Presioni vjen edhe nga Shqipëria, sepse nëse e vendosim shumë lart stekën e kërcimit, në vend që ta kapërcejmë, e hedhim… Objektivin duhet ta vendosim në përputhje me mundësitë tona. Ne e dimë që jemi në një grup të vështirë, por se çfarë bëjnë të tjerët dhe se çfarë presioni kanë ata, nuk e dimë. Në realitet, në fushë zbritet për të fituar, nuk ka rëndësi nëse je vëlla apo motër. Pastaj, nëse të tjerët janë pak më të zotë dhe kanë më shumë cilësi, kjo është për t’u parë.

Ne e dimë që jemi të katërtit në grupin tonë, por ishim të katërtit ose të pestët edhe në grupin kualifikues për në Evropian. Duhet të përpiqemi të reagojmë kundrejt vështirësive që na dalin, duke mos u ndikuar nga mendimi që “tashmë u bëmë të aftë”. Nëse humbasim atë që është natyra jonë… A e dini se cila është natyra jonë?! Të përveshim mëngët dhe të luftojmë. Nëse ne mendojmë të shkojmë në Francë për të vendosur makiazh në fytyrë, për t’u lyer dhe veshur mirë, pësojmë katër gola nga të gjithë. Duhet të shkojmë aty dhe të hamë të tjerët. Një nga karakteristikat që kemi është pikërisht kjo, që jemi më skuadër se të tjerët. Kjo është modestia jonë dhe nuk duhet ta humbasim. Ne kemi trashëgiminë e kësaj kombëtareje, brenda së cilës nuk kemi një fenomen, ama kemi një skuadër me futbollistë të shkëlqyer dhe të bashkuar, bëhemi një ekip i madh. Të tjerët kanë futbollistë të mëdhenj, por ndoshta janë më pak skuadër sesa ne.

- Pritshmëria juaj reale për në Evropian?

- Unë jam natyrë optimiste, shoh gjithmonë anën pozitive. Mendoj se mund t’i kalojmë edhe ato pengesa që duken të pakalueshme dhe e kemi vullnetin për të befasuar edhe njëherë. Nëse do ta kalojmë grupin, do të kemi bërë diç- ka të jashtëzakonshme, ndaj duhet të punojmë për ta arritur këtë gjë.

- Do të bëhet Shani Tarashaj shembulli që tregon se Shqipëria nuk i lutet më askujt?

- Qëkur kam ardhur, politika ime ka qenë për të mos iu lutur lojtarëve, por për të gjetur ata futbollistë të cilët që në kontaktin e parë, e kishin dëshirën për të qëndruar me ne. Kemi pasur edhe takime të drejtpërdrejtë dhe pasi kemi folur, kemi kuptuar se përtej aspektit teknik, ata kishin motivim dhe dëshirë për të qenë pjesë e kësaj skuadre dhe projekti. Atëhere ata bëheshin lojtarë për ne! Mund të ketë futbollistë që bëjnë një lojë të mrekullueshme dhe që janë talente, por s’luajnë për skuadrën. Këta nuk na shërbejnë, sepse me ata s’fiton kurrë.

- Ka një diskutim të vazhdueshëm edhe në lidhje me të ardhmen tuaj. A jeni i kënaqur me kushtet që keni sot dhe a do të vazhdoni të jeni me ne edhe pas Evropianit?

- Më pëlqen që njerëzit flasin vazhdimisht, por për momentin, unë jam i fokusuar te data 11 qershor dhe te ndeshja e parë ndaj Zvicrës. Ky është fokusi im i vetëm. Pjesa tjetër nuk më intereson. Jam mësuar ta zgjidh çdo situatë hap pas hapi. Nuk jam aq i aftë sa të vendos karrocën përpara buajve, por lë buajt që të tërheqin karrocën.

- Stoli i Italisë pas Evropianit do të jetë i lirë...

- Në këtë moment s’kam dëshirë të përgjigjem sepse jemi këtu në Shqipëri dhe po flasim për kombëtaren. Kemi dy teste të rëndësishme dhe luajmë ndaj një skuadre që në sfidën e fundit i shënoi katër gola Suedisë së Ibrahimoviçit. Dua të fokusohem te kombëtarja e Shqipërisë...

- Keni ftuar lojtarë si Rashica sigurisht, por vazhdoni t’i qëndroni idesë së mesfushës fizike, pasi nuk preferoni shumë Mehën, Ramën, apo Kaçen. Kështu do të jetë Shqipëria edhe në Evropian?

- Më pëlqejnë futbollistët e kompletuar. E kam thënë në konferencën e parë për shtyp, në Durrës. Një futbollist ka katër elemente: atë mendor, taktik, teknik dhe motivimin. Ne duhet të jemi luftëtarë të mëdhenj dhe nuk mund të mjaftohemi me cilësitë tona teknike. Duhet të përpiqemi të jemi bujarë dhe të luajmë për njëri- tjetrin, duke vendosur përemrin “Ne” dhe jo “Unë”. “Ne” bëjmë, “ne” fitojmë dhe “ne” shkojmë në Euro 2016!

- Fjala e parë që keni mësuar në gjuhën shqipe? - Faleminderit. - Ushqimi juaj preferuar shqiptar?

- Peshku, në përgjithë-

si.

De Biazi dhe Shqipëria

i

- Miku më i mirë në Shqipëri?

- Adi Kotoni, në hotelin ku qëndroj në Shqipëri. Është personi me të cilin ndaj shumë kohë kur jam këtu.

- Çfarë ju pëlqen më shumë te shqiptarët e çfarë jo?

- Te shqiptarët më pëlqen… Prisni të mendohem pak... ( Qesh) Te shqiptarët më pëlqen që janë punëtorë. Ajo që nuk më pëlqen është që harxhojnë shumë kohë në kafene, në vend që të përpiqen të punojnë më shumë.

- Kënga e preferuar shqiptare? - “Xhamadani vija-vija”. - Cili qytet ju pëlqen më shumë në Shqipëri? - Berati dhe Gjirokastra. - Ju pëlqen emri Gani Abazi?

- Sigurisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.