Sakshi i tregon Tamanës se babai i saj është Ranviri

“Bidaai”

Intervista - - TELENOVELA -

Në planin e Ragnit e Tamanës për t’i treguar Vasundrës fytyrën e vërtetë të Sakshit, bën pjesë edhe dita kur Tamana e Kushi, të shoqëruara në treg nga Sakshi, do të bëjnë sikur kanë humbur. Sakshi nervozohet kur shikon se Tamana dhe Kushi nuk janë pranë saj dhe nis t’i kërkojë gjithandej, duke kërkuar edhe ndihmën e personelit. Tamana i telefonon Vasundrës për t’i thënë se kanë humbur dhe kjo e fundit arrin t’i gjejë ato para Sakshit. Ragnine vret ndërgjegjja për lojën që po i bën Sakshit, por Anmoli i thotë se përndryshe nuk do të arrijnë dot ta nxjerrin fytyrën e saj të vërtetë. Vasundra qorton rëndë Sakshin. Me paratë që ka marrë nga puna, Aleku i bën dhuratë Kushit një biçikletë dhe i kërkon asaj që ta thërrasë baba...

Vineti mëson se Malti po e gënjen

Vineti është i lumtur pasi mëson se Malti është shtatzënë dhe kujdeset për të. Vasundra habitet që Aleku shkon çdo ditë në tempull, pa e ditur se në të vërtetë ai ka filluar punë. Ragni e ndihmon Alekun të mbulojë gënjeshtrën e tij, duke i thënë Vasundrës se ai shkon të lutet për Kushin.

Vineti e siguron Maltin se do ta festojnë ditëlindjen e Kavit. Ai niset për në punë, por harron diçka dhe kur kthehet dëgjon bisedën e Maltit në telefon. Kështu, Vineti mëson se Malti po shtiret sikur është shtatzënë dhe se dikush po e shantazhon në anën tjetër të telefonit. Ai nuk e jep veten, duke bërë sikur nuk e ka dëgjuar këtë bisedë dhe vendos ta detyrojë Maltin t’i tregojë vetë se pse po shtiret sikur është shtatzënë.

Ragni e Vasundra vëzhgojnë

fshehurazi Sakshin

Ragni i lë fëmijët nën kujdesin e Sakshit. Tamana, duke vazhduar lojën e së ëmës, së bashku me Kushin, bëjnë rrëmujë dhomën e Vasundrës. Kur e sheh këtë, Sakshi u bërtet dhe i urdhëron që ta rregullojnë menjëherë. Vajzat e vogla marrin kovën me ujë dhe nisin të lajnë dhomën, duke u bërë qull dhe Vasundra tronditet kur i gjen në këtë gjendje. Tamana i thotë gjyshes së saj se ka qenë Sakshi ajo që u ka dhënë urdhëtr të pastrojnë dhomën. Vasundra tronditet dhe e qorton rëndë Sakshin, duke e akuzuar për keqtrajtimin e fëmijëve. Ragni, më vete, e këshillon Vasundrën që t’i bëjnë një lojë Kushit... t’i lënë asaj fëmijët dhe ta vëzhgojnë fshehurazi se si do të sillet ajo me ta.

Nga ana tjetër, Ragni dhe Vasundra vrojtojnë fshehurazi Sakshin, ndërsa ajo kujdeset për Tamanën dhe Kushin. Ragni tronditet kur shikon qëndrimin e pamëshirshëm të Sakshit ndaj Tamanës...

Sakshi qëllon Tamanën

Vasundra dhe Ragni shikojnë se sa mizorisht sillet Sakshi me fëmijët, madje edhe duke e qëlluar Tamanën me shpullë. Por, zemërimi i Sakshit nuk merr fund; ajo e merr Tmanën dhe e çon në dhomën ku ndodhet fotografia e Ranvirrit. Sakshi e nxjerr fotografinë dhe i thotë Tamanës se babai i saj nuk është Anmoli, por Ranviri, i cili tashmë ka vdekur. Tamana nis të qajë e dëshpëruar dhe Ragni, e tronditur nga kjo skenë del me të shpejtë dhe shkon të qetësojë të bijën. Tamana e ka të vështirë ta besojë se kjo është e vërtetë dhe pyet të ëmën. Ragni nuk arrin t’ia fshehë dot më se Anmoli nuk është babai i saj i vërtetë. Tamana dëshpërohet dhe thotë se nuk do që ta shohë më me sy Anmolin. Askush nuk arrin dot ta qetësojë. Vasundra nga ana tjetër, i bërtet keq Sakshit dhe e përzë atë përfundimisht nga shtëpia.

Tamana heq dorë nga Anmoli

Anmoli nuk mundet t’i rezistojë dhimbjes kur e shikon se Tamana tashmë e urren. Ai përpiqet ta bindë se për të, ajo është vajza e tij e vërtetë dhe se është arsyeja për të cilën ai jeton, por Tamana i thotë se nuk do t’ia dijë më për të. I trishtuar nga refuzimi i së bijës, Anmoli vendos të qëndrojë larg saj dhe Ragnit. Ai shpreh keqardhjen që nuk arriti dot ta përmbushte premtimin që i kishte dhënë Ranvirit. Pastaj ai i kërkon të falur Ragnit dhe Vasundrës që nuk qe dot një bashkëshort i mirë dhe një baba i mirë për Tamanën. Vasundra i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo i është shumë mirënjohëse për çfarë ai ka bërë dhe për kujdesin që ka treguar ndaj familjes së saj. Për herë të parë, Ragni shkon pas Anmolit duke u përpjekur ta ndalë, tashmë pa i thirrur “babai i Tamit”, por me emrin e tij të vërtetë, Anmol...

Sakshi vendos të marrë hak ndaj Ragnit

Ndërsa e sheh Anmolin të dalë nga shtëpia, Tamana kujton dashurinë që ka treguar ai për të dhe të gjitha momentet e lumtura që kanë kaluar së bashku, ndaj e thërret “baba” dhe i kërkon që të kthehet në shtëpi. Anmoli lumturohet që nuk e humbi familjen e tij dhe e falënderon Ragnin që më në fund arriti ta thërriste në emër. Ajo i kërkon ta mirëkuptojë, pasi emri Anmol, i zgjonte shumë kujtime, që nga koha kur ishte njohur me Ranvirin dhe i kishte vënë atij këtë pseudonim.

Ragni falënderon Anmolin që e ka mbështetur për një kohë të gjatë, ndërsa Anmoli i dhuron asaj një palë vathë. Tamana dhe Kushi nisin të festojnë ditën e tyre të veçantë me Anmolin dhe Ragnin. Sakshi, të cilën Vasundra e ka përzënë nga shtëpia, është e bindur se pas asaj që ajo ka rrëfyer, Anmoli do të largohet nga shtëpia dhe vrojton nga larg, por tronditet kur shikon se si Ragni e Anmoli, dalin përkrahu bashkë me fëmijët, shumë të lumur. Ajo e kupton se tashmë e ka shumë të vështirë të marrë hak ndaj Ragnit, por nuk heq dorë nga qëllimi i saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.