Gylsereni shpëton Hazallin

Intervista - - TELENOVELA -

Ç’do të shihni këtë javë në “Fate të kryqëzuara”

Gjyshi i tregon Ozanit për aksidentin e Hazallit dhe i kërkon të ruajë Xhansunë që të mos e mësojë çfarë ka ndodhur me nënën e saj. Vinçi vjen për të lëvizur makinën, por çengeli rrëshqet dhe makina e godet sërish Hazallin, duke humbur çdo shpresë për ta nxjerrë atë prej andej. Hazalli rrezikon të pësojë shok për shkak të humbjes së gjakut.

Gylsereni e dëgjon në telefon mjekun që thotë se Hazalli mund të vdesë ose të humbasë këmbën e saj, ndaj ajo merr forca dhe arrin ta shtyjë makinën, duke e nxjerrë Hazallin prej andej. Të dyja të aksidentuarat dërgohen në spital. Der- ja shkon në shtëpinë e Xhansusë dhe i tregon asaj dhe Ozanit se Hazalli e Gylsereni kanë pësuar një aksident, por tani janë në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Xhihani vjen në spital dhe shkon menjëherë te Gylsereni, duke e dëshpëruar Dilarën, që del jashtë. Osmani përpiqet ta bindë nipin që të pranojë rastin e Hazallit, pasi do të mund të marrë shumë para. Nga ana tjetër, Jëlldërëmi takohet me Xhandanin dhe i kërkon asaj të heqë dorë nga padia ndaj Xhihanit, për hir të ndihmës që i ka dhënë gjithmonë ky i fundit, por më kot.

Hazalli e kalon rrezikun dhe dërgohet në shtëpi. Gylsereni nis të ketë ankthe pas ngjarjes së ndodhur. Dilara ia bën të qartë avokatit të saj se nuk do

(Vijon në faqen 11)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.