Sezari humbet plotësisht shikimin

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Feliksi i kërkon të falur Marsias që e ka gënjyer në kohën kur ajo ishte e lidhur me Atilion, pasi nuk e njihte dhe as që e mbante mend se ajo kishte qenë dadoja e tij. Marsia lë mënjanë keqardhjen dhe e fal. Mazieli nga ana e tij, i kthen asaj paratë që i vodhi kur shiti furgonin.

Sezari bën analiza të shumta në spital pët të kuptuar se pse po e humbet shikimin kaq shpejt. Luteroja habitet shumë, pasi duket sikur gjithçka është normale dhe nuk po e gjen dot arsyen e kësaj që po ndodh. tëpi, duke humbur milionerin që e mbante në pëllëmbë të dorës. Problemi tjetër është se në shtëpinë e saj nuk ka më vend, pasi dhomën e Valdirenes e ka zënë Feliksi.

Denizari i kërkon Kordelias të kthehen së bashku, duke i thënë se e ka marrë shumë malli për të. Kordelia refuzon, duke e bërë të mendojë se ajo tashmë është lidhur me një burrë tjetër.

Feliksi ndjek këshillën e Palomës dhe shkon të vizitojë të atin, por preket kur e shikon atë të verbër, që lëviz me ndihmën e një bastuni. Ai përpiqet t’i japë ndihmën e tij, por Sezari, i shtyrë nga Alina, mendon se i biri ka ardhur për të përfituar nga trashëgimia e tij kur të vdesë dhe së bashku nisin të grinden prapë.

Pilari i del në mbrojtje të birit dhe i jep mbështetjen e saj Sezarit, por ky i fundit nuk ka ndërmend ta pranojë dhe i përzë që të dy.

Sezari zgjohet natën dhe kupton se Alina nuk është shtrirë në shtrat pranë tij. Ai nis ta thërrasë në emër, por ajo është shumë e zënë, në krahët e Nidos. Alina nxiton për te Sezari duke u përpjekur ta qetësojë dhe ai kupton se ajo është krejtësisht e zhveshur...

Xhaksi i kërkon favore Pilarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.