Lamtumirë, gjumë i thellë!

Intervista - - SHENDET -

Studiuesit thonë se gjumi është shumë i rëndësishëm për trurin. Bebet flenë gjithë ditën, fëmijët e vegjël flenë 12 orë në natë, por të mëdhenjtë mjaftohen me 7 orë gjumë. Ne kemi nevojë të flemë, sepse kjo na ndihmon të përpunojmë kujtimet, të mësojmë gjëra të reja dhe të stabilizojmë humorin, megjithatë, me kalimin e moshës, e kemi të vështirë të na zërë gjumi. Atëherë, jemi të destinuar të jemi më të irritueshëm me kalimin e moshës? Përgjigjja është: edhe po, edhe jo.

Dallimi mes një personi të moshuar dhe një të riu përsa i përket gjumit është i thjeshtë: Të moshuarit, rrallë bëjnë Ju merr shumë kohë pastrimi i shtëpisë, i garazhit, apo lënia e një takimi te doktori? Lënia për më vonë e diçkaje që duhet bërë, quhet zvarritje dhe të gjithëve na ndodh ta bëjmë ndonjëherë. Por, nëse juve ju ndodh shpesh dhe i lini gjithmonë gjërat për momentin e fundit (ose nuk arrini t’i mbaroni dot), atëherë problemi mund të jetë më i madh. Kur të zbuloni arsyet e kësaj dukurie, do të arrini ta shfrytëzoni më mirë kohën tuaj...

Jeni i stresuar?

Kur përballeni me diçka që nuk doni ta bëni, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të tensionuar. Lënia për më vonë e kësaj pune të bezdisshme është një mënyrë për të pasur një lehtësim afatshkurtër. Ana e keqe është se ju përsëri duhet të përballeni me këtë punë në të ardhmen, gjë që ju bën të ndiheni fajtorë, ose të zemëroheni dhe kjo shton stresin tuaj. gjumë të thellë dhe të gjatë. Si rezultat, ata ndihen më të dobët pasi zgjohen dhe flenë gjatë ditës. Përveç cilësisë së gjumit, është edhe sasia ajo që pakësohet kur plakemi. Sa më të moshuar të jemi, aq më pak truri ynë bën gjumë të thellë, i cili është i nevojshëm për çlodhjen e tij. Truri i një 25 vjeçari, për shembull, kalon nëpër 12 faza gjumi të thellë gjatë natës. Në kra- hasim me këtë, truri i një 70 vjeçari kalon shpejt nëpër faza gjumi mesatar, duke kaluar vetëm disa minuta në fazën më të thellë të çlodhjes dhe shumë më tepër kohë në gjumin e lehtë, ose në gjendje të zgjuar. Tranzicioni mes të qenit në gjumë dhe zgjuar, bëhet më i beftë kur ne plakemi. Mbase kjo është arsyeja pse ne themi se pleqtë bëjnë gjumë të lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.