Ja, pse është e mirë beqaria!

Intervista - - INTIMITET -

Ju ka ardhur në majë të hundës pyetja: “Kur do t’i hamë llokumet?”, ndërkohë që nuk keni as të dashur? Mos u mërzisni, ka edhe beqaria të mirat e veta. Sipas Uendi Uasonit, psikologe dhe themeluese e sitit MySingleSpace, të qenit në çift të detyron të sakrifikosh lumturinë tënde për atë të dikujt tjetër dhe të ushqesh pritshmëri jo realiste: “Beqarët janë më të ndërgjegjshëm për nevojat e tyre dhe përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për të krijuar lumturinë e tyre”. Mbase për këtë arsye, shoqet e martuara ju shndërrojnë në zyrë ankesash kur kanë probleme në familjen e tyre...

1. Ndihesh më zen

Sipas një studimi të vitit 2014, të jetosh në një lidhje të keqe, është më e dëmshme se beqaria. “Atyre, të cilëve martesa u shkakton stres, janë më pak të aftë të përfitojnë nga momentet pozitive të jetës së tyre”, theksojnë autorët e studimit. Akoma më keq, një lidhje fatkeqe shton rreziqet e depresionit. Kështu, ndërsa një çift mund të grindet, një beqar qëndron rehat në shtëpinë e vet, duke parë një film të bukur.

2. Beqarët janë më të lirë profesionalisht

Sipas Bela De Paulos, kërkuese në shkencat shoqërore, beqaria të lejon të jesh më i lirshëm në zgjedhjen e karrierës. “Nuk keni pse të refuzoni oraret e zgjatura, rrogën, ose transferimet e mundshme në një qytet ( apo vend) tjetër”. Akoma më mirë, një studim thotë se beqarët i vlerësojnë më shumë punët me orë të zgjatur dhe me volum të madh dhe në këto kohë kur vendet e punës sa vijnë e shkurtohen, këto cilësi vlerësohen...

3. Beqarët kanë shoqëri

më të gjerë

Shumë studime tregojnë se beqarët janë më të kujdesshëm ndaj miqve të tyre, të afërmve, apo fqinjëve sesa të martuarit, të cilët kanë tendencë “t’i përkushtohen një personi të vetëm”, sipas Guendolin Sidmanit, profesoreshë psikologjie. Dhe, sipas një studimi, mungesa e lidhjeve shoqërore është po aq e dëmshme për shëndetin sa edhe duhani (mos ua thoni këtë miqve që janë në çift).

4. Janë më në formë

fizikisht

Një shumicë e madhe e popullsisë nuk i praktikon 150 minutat në javë të aktivitetit fizik të këshilluar për të qenë në formë. Ndër këta përtacë, 73% janë të martuar, ndërko-

Një person tjetër në shtrat mund të të turbullojë apo të ta prishë gjumin, sipas Stiven Sharfit, drejtor i qendrës për problemet e gjumit në universitetin e Merilendit. “Lëvizjet në shtrat, apnetë e gjumit, gërhitjet, etj., ndikojnë negativisht te gjumi i tjetrit”. Shumë çifte të moshuara që flenë veç e veç, do t’jua konfirmojnë këtë.

6. Janë më të qëndrueshëm emocionalisht

Sipas një studimi, beqaria bën të mundur ta kontrollosh më mirë harxhimin e kohës dhe të ndjekësh një rutinë që të përshtatet ty, gjë që sjell një cilësi më të mirë jetese... dhe më shumë shanse për të evituar ndonjë sëmundje mendore. Sepse, kur je vetëm, nuk ke pse të negociosh me tjetrin se çfarë do të hash, sa ta mbash temperaturën në dhomë, ngjyrën e divanit, muzikën që do të dëgjosh, apo të durosh prindërit dhe familjen e tjetrit. Truri duhet ta vlerësojë këtë lloj lirie dhe kënaqësie.

7. Më rezistentë

Shoqëria i vlerëson të martuarit, pohon De Paulo, gjë që zhvillon te beqarët një aftësi të madhe përshtatjeje. Është vënë re se ushtarët amerikanë të plagosur, kishin më pak simptoma posttraumatike kur ishin beqarë, sesa të martuar. Epo, kur duron miqtë që janë në çift, apo prindërit që duan të të shohin medeomos të martuar, bëhesh medoemos më rezistent!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.