663 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Të martën ishte Dita Ndërkombëtare e Ujit, ndërkohë që 663 milionë njerëz në gjithë botën (pra, afro një në dhjetë njerëz), nuk zotërojnë ujë të pastër, të pijshëm dhe mbi 2.4 milionë, nuk kanë as sistem ujërash të zeza dhe tualete. Për pasojë, shumë njerëz vdesin sot nga sëmundjet që transmetohen nëpërmjet ujit, si kolera dhe dizanteria. Këto të dhëna vijnë nga raporti i përpiluar prej organizatës ndërkombëtare WaterAid, me titull: “Ujë: Me çfarë kostoje: Gjendja Ndërkombëtare e Ujit”, në të cilin shkruhet se janë vendet më të varfra ato që nuk disponojnë ujë të pastër dhe paguajnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për ta pasur. Për shembull, në Madagaskar, ata që blejnë ujë nga çisternat, harxhojnë deri në 45% të rrogës së tyre ditore për të siguruar sasinë minimale të nevojshme të ujit. Sipas raportit, në 16 vende, nuk ekziston as edhe një burim uji i thjeshtë, si një pus i mbrojtur, për 40% të popullsisë së tyre. Për pasojë, banorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ta blejnë ujin nga çisternat apo nga shitësit që kërkojnë një çmim të lartë për këtë pasuri të çmuar. Sipas vendeve Papua Guinea e Re, Guinea Ekuatoriale dhe Angola janë në krye të vendeve me sasinë më të madhe të banorëve që nuk disponojnë ujë të pijshëm. Në Papua të Guinesë së Re,

inës kuzh ii Kënd

për shembull, 60% e 7.3 milionë banorëve nuk kanë ujë të pijshëm, ndërkohë që në Guinenë Ekuatoriale kjo shifër është 52% dhe në Angolë, 51%. India, Kina dhe Nigeria janë vendet me më shumë njerëz pa ujë të pijshëm. Në Indi, afro 76 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm, ndërkohë që ata që fitojnë afro 4.25$/ ditë, e shpenzojnë 17% të tyre për ujë. Një fshatar indian thotë se shpesh blen ujë që nuk është i pastër, ashtu si edhe bashkëfshatarët e vet e për pasojë, janë shtuar sëmundjet. “Zgjidhja është ose të blesh ujë të papastër, ose të rrish pa ujë fare”. Sipas të dhënave të WaterAid, 140 mijë fëmijë vdesin në Indi çdo vit për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Në nivel mbarëbotëror, sëmundjet që shkaktohen nga mungesa e ujit të pastër, shkaktojnë vdekjen e 315 mijë fëmijëve.

Sipas të dhënave nga Programi Ndërkombëtar i Ujit dhe i Shëndetit, i UNICEF-it, vlerësohet se 1.8 milionë njerëz mund të pinë ujë të ndotur nga bakteria esherishia koli, gjë që do të thotë se ekzistojnë mbeturina fekalesh në ujin e tyre, edhe në burimet që konsiderohen si të mira. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa të dhëna optimiste, që tregojnë se situata është përmirësuar në nivelin botëror që prej 1990-ës, sepse më shumë se 2.6 milionë njerëz kanë arritur të kenë ujë të pijshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.