Cilat vende rrezikohen më shumë nga terrorizmi?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Sipas IPEXit britanik (degë e organizatës për shkëmbimin e informacioneve mes vendeve të BE-së), para se të ndodhte sulmi terrorist në Bruksel, Belgjika ishte një nga 40 vendet që ndodheshin në një nivel të lartë rreziku për goditje terroriste. Në faqen e saj, zyra e huaj britanike kishte shkruar për Belgjikën: “Ekziston një kërcënim i madh për terrorizëm. Sulmet mund të jenë të hapura, ndër të tjera në mjetet e transportit publik dhe në nyjet e transportit, por edhe në vende të tjera që vizitohen nga të huajt. Në Bruksel ka shumë institucione ndërkombëtare, ndërkohë që ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja ndodhen në vende “delikate”. Ministria e Jashtme Britanike i ka ndarë në 4 nivele vendet, sipas rrezikut të sulmit terrorist, ku në nivelin 4 janë ato më të rrezikuarat. Po të shihni hartën, ato me ngjyrë të kuqe të errët janë më të rrezikuarat (rrezik i lartë), pastaj vijnë ato me ngjyrë të kuqe (rrezik i përgjithshëm), portokalli (rrezik i fshehur) dhe të verdhë ( rrezik i ulët). Fqinji ynë, Greqia, vlerësohet me nivelin 3, ndërsa Shqipëria, me nivelin 2 (ngjyrë portokalli). Me ngjyrë të kuqe janë edhe Maqedonia e Kosova, si edhe Kroacia, Italia dhe Austria. Përsa i përket Britanisë së Madhe, është shkruar: “Ekziston një kërcënim i lartë për sulme terroriste në gjithë botën kundër interesave britanike dhe qytetarëve britanikë, nga grupe apo njerëz që janë të motivuar nga interesat në Irak dhe Siri. Duhet të jeni vigjilentë në këto kohë”, përfundon raportin e vet YPEXi britanik.

Sipas Ministrisë së Jashtme Britanike, përveç Belgjikës, me ngjyrë të kuqe të errët ( niveli 4), janë edhe Franca, Rusia, Turqia, Gjermania dhe Spanja. Në anën tjetër, vendet që konsiderohen si më të parrezikuara (niveli 1) janë Islanda, Çekia, Zvicra, Hungaria, Japonia dhe Polonia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.