3 lloje tostesh me avokado

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Tost me domate dhe fara susami Përbërësit: ½ avokado 1 fetë bukë 3 domate-qershi, të prera përgjysmë

1 lugë supe fara susami të pjekura

1 lugë supë erëza (majdanoz, ose kopër, ose borzilok) Përgatitja Thekni bukën në thekëse. Në një tas të vogël shtypni avokadon me pak kripë. Hidheni avokadon mbi bukë dhe mbi të vini domatet, erëzat e prera dhe farat e susamit. Shërbejeni menjëherë.

Tost me rrepa të kuqe dhe erëza Përbërësit ½ avokadoje 1 fetë bukë 1 rrepë e vogël, e prerë në feta të holla

1 lugë supe erëza ( majdanoz, etj.) Përgatitja Thekeni bukën, shtypni me pirun avokadon dhe vëreni mbi bukë. Sipër vini fetat e rrepave dhe erëzat.

Tost me salmon të tymosur ½ avokadoje 1 fetë buke 2 feta salmon të tymosur 1 lugë kafeje krem pana, së cilës i keni shtuar disa pika limoni

1 lugë kafeje kaperi të grirë

1 lugë supe kopër e grirë Përgatitja Thekeni bukën, shtypni avokadon dhe vëreni mbi bukë. Mbi të vini salmonin dhe një lugë kremi pana me limon. Sipër shtoni kaperit e grirë dhe koprën. Shërbejeni menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.