Aleksandra Ualuk: Jam e lumtur që jam pjesë e një filmi shqiptar

Intervista - - KINEMA -

- Alexandra, këtu në Shqipëri po flitet për ty dhe për pjesëmarrjen tënde në një film shqiptar. Na trego pak më shumë për veten...

- Në këtë film unë interpretoj një vajzë me emrin Ana, ndërsa në botën jashtë filmit unë jam Aleksandra. Jam 20 vjeçe dhe jam 1.75 m e gjatë. ( Buzëqesh) Jam miqësore, e organizuar, shumë e dashur dhe gazmore.

- Aleksandra, si u gjete me Valmirin?

- Një miku im më pyeti nëse kisha kohë të nisja xhirimet për një film. Më pas takova Valmirin. Uroj t’ju pëlqejë filmi.

- Ç’mendim ke për aktorët shqiptarë?

- Kam mendim shumë të mirë; janë shumë të dashur, shumë miqësorë dhe punojnë me zemër.

- Mendon se do të ketë sukses ky film?

- Nëse njerëzit janë si filmi, atëherë besoj se do jetë shumë i suksesshëm.

- Cili nga filmat e tu mendon se është më i suksesshmi?

- Filmi më i suksesshëm që kam bërë unë ka qenë “Euro Club”.

- Ke qenë ndonjëherë në Shqipëri?

- Jo, fatkeqësisht, nuk kam qenë asnjëherë, por do të vij shumë shpejt.

- A mendon se ti po sjell diçka ndryshe me interpretimin tënd?

- Unë përpiqem të jem personazhi që interpretoj, futem në rol sepse dua të dukem sa më reale të jetë e mundur.

- Cilët janë fjalët më të dashura për ty?

- Mos u dorëzo asnjëherë dhe përpiqu e provoje përsëri, derisa të kesh sukses.

- Çfarë do të thotë për ty familje?

- Familja për mua është gjithçka. Do të bëja gjithçka për ta sepse ata kanë qenë gjithmonë aty kur unë kam pasur më shumë nevojë. Jam e lumtur që kam familjen time.

- Beson te shpirti binjak? - Po, besoj. - A mendon se femrat dashurojnë më shumë se meshkujt?

- Të dy dashurojnë njësoj, sepse është zemra ajo që dashuron.

- Cili është hapi tjetër i yti, në aktrim?

- Do shikojmë në të ardhmen, kam shumë plane...

- Në fund, do na thuash diçka vetë, pa të pyetur?

- Ishte vërtet një kënaqësi që mora pjesë në këtë film sepse në çdo film mësohet shumë, nuk ka rëndësi nëse është i gjatë apo i shkurtër. Mua më pëlqen të interpretoj.

Bisedoi: Fabjola Kuburi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.