Sa për të thënë

Intervista - - POSTA -

Harro kush të harroi Dhe duaj kë të duash Jeta është një lojë Zgjidh me kë do luash! Krijo ekipin tënd Ose lër të të zgjedhin Por të kesh ndërmend “Sa hapin e hedhin”... Nëse do gjithmonë Me ngulm që të fitosh Për të qenë kampion Duhet të luftosh... Nëse do qetësi Të shohësh punën tënde Nuk do strategji Madje as shumë mendje... Zër një vend në turmë Në lojën që vazhdon Mos bëj fare zhurmë Askush nuk të shikon! Mua mos më pyet Për rrugën më të mirë Njeriu është njeri Dëshira është dëshirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.