A merret Metformina kur je mbi 70 vjeç?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dokto r Dashamiri, interesohem pë r mamanë time 7 5 vjeçe e cila vuan nga diabeti i sheqerit dhe ka rreth 8 vjet që merr një bar që ka brenda Metformine dhe diçka tjetër 50/80 mg, me konsultën e mjekut të familjes. Mua më kanë thënë se nuk duhet ta marrë më këtë bar për shkak të moshës. Ju pyes ju, a është i gjykuar profesionalisht korrekt ky qëndrim?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: - Duke ju falënderuar për pyetjen tuaj interesante, gjej momentin të trajtoj edhe një problematikë e cila ka dekada që haset rëndom nëpër ambientet mjekësore: A duhet apo jo të marrin mjekim me disa lloj barnash (siç është edhe bari Metfotmine) të sëmurët me diabet që janë mbi 70 vjeç? Dhënia e një bari jo vetëm në kushtet e mjekësisë sonë, por në të gjithë botën, bazohet mbi disa protokolle të caktuara që hartohen përgjithësisht nga ekspertë. Shpeshherë mund t’i konsiderojmë thjesht si guida apo si instruksione, por jo gjithmonë ato reflektojnë situatat individuale për secilin pacient në veçanti. Personalisht, mendoj se mosha është një kriter shumë i rëndësishëm kur konceptojmë një formulë mjekimi, por akoma më e rëndë- sishme është gjendja shëndetësore e të sëmurit. Na rastis në klinikë që të shikojmë të sëmurë mbi 90 vjeç, që nga bilancet e analizave të tyre, rezultojnë në një situatë klinike dhe biokimike, sikur të ishin 20-30 vjet më të rinj. Po ashtu, mund të ndodhë e kundërta, që të jenë më të rinj në moshë dhe të kenë probleme serioze në analizat e tyre.

Mjekësia është e vjetër sa vetë njerëzimi. Po ashtu, evolucioni njerëzor ka kaluar shumë hallka dhe marrëveshje profesionale mbi teknologji të caktuara, mbi barna dhe formula trajtimi të caktuara, por ajo që ka mbetur dhe do të mbesë unike është qasja individuale për secilin pacient. Çdo individ i sëmurë paraqet një gjendje të caktuar klinike, emocionale e kohore, duke pasqyruar një apo disa problematika të tij. Sado të tentojmë ta njehsojmë këtë me të tjerë, ai do të mbetet thjesht i sëmurë specifik dhe kërkon në të njëjtën kohë një qasje specifike për ta trajtuar, mjekuar dhe ndjekur më tej. Parë në këtë aspekt, kufizimi i moshës do të kishte logjikë në qoftë se i sëmuri do të paraqiste problematika të tilla që do të përbënin pengesë për dhënien e një bari, siç është edhe rasti i mamasë suaj. Por, nëse gjendja e përgjithshme, niveli funksional i veshkave (përgjegjës për eleminimin e barnave), i mëlçisë, ekuilibri normal acido-bazik do ta lejonte që marrja e barit të vazhdonte dhe më tej, po të paraqiste problem, atëherë do të binim dakord me ndërprerjen e këtij bari. Si përfundim, duhet të bëni një konsultë më të specializuar me një mjek specialist endokrinolog. Shpresoj t’ju kem ardhur në ndihmë sadopak. Të shkuara.

Përgatiti faqen:

Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr.Teuta Buxheli, onkologe: Klinika diagnostikuese Med.al, Rr. Reshit Petrela, Kulla 1, Kati 2, Tiranë (100 m.nga stacioni i Trenit, drejt Zogut te zi. Cel. 0682280836

Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.