Në ç’moshë hiqen dhëmballët e syrit?

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për stomatologen. Në çfarë moshe hiqen dhëmballët e syrit dhe a është e dhimbshme heqja e tyre? Kam dëgjuar që hiqen me vështirësi dhe ka raste që përdoret operim. Jam 25 vjeç. Faleminderit. Ardi.

Anisa Nasto, stomatologe: - I nderuar Ardi, dhëmballët e pjekurisë dalin mbi moshen 18 vjeç dhe nuk ka një moshë të caktuar për t’i hequr. Ato hiqen vetëm nëse shkaktojnë probleme. Arsyeja më e shpeshtë për heqjen e dhëmballëve të poshtme është perikoronariti që është infeksion i indeve rreth dhëmbit, që manifestohet me dhimbje dhe enjtje dhe vjen nga mungesa e vendit për të dalë dhëmballa.

- Diagnoza konfirmohet me radiografi dhe atëherë është e kotë të presësh që dhëmballa të dalë, por duhet të hiqet. Heqja mund të jetë shumë e lehtë ose pak më e vështirë në qoftë se dhëmballa s’ka dalë plotësisht. Në rastet kur dhëmballa është plotësisht e padalë, por po dëmton dhëmbin ngjitur ose ka dalë pjesërisht, por ka një formë jo normale ose pozicion jo normal, atëherë heqja kryhet nga kirurgu maxilofacial. Zakonisht, dhëmballët sipër dalin pa vështirësi, por prishen shumë shpejt dhe kjo është arsyeja kryesore e heqjes. Heqja është e lehtë. Dhimbja mbas çdo heqjeje është në proporcion me vështirësinë gjatë heqjes dhe menaxhohet me qetësuesit e zakonshëm, me kompresa dhe me të ftohta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.