Nuk më del koka e penisit

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktor Evi, kam një problem me penisin, më është afruar lëkura në majë të tij aq shumë saqë nuk e lejon kokën e penisit të dalë jashtë lëkurës. Ju lutem, më thoni çfarë mjekimi duhet të marr, si ta zgjidh këtë problem?

Dr. Evi Dani, seksologandrolog: - Ajo çfarë na përshkruani quhen sëmundjet e prepucium ( lafsha), të cilat janë të ndryshme dhe të shumta. Një nga patologjitë më serioze është edhe balanopastitis, që po të avancojë, mund të krijojë himozë apo lichen sclerozes. Këto patologji arrijnë gjer aty sa të ngushtojnë hapjen e lafshës dhe në këtë rast, penisi (koka e glnaspenisit) është si të thuash, i burgosur nën lafshën e tij.

- Ky mashkull që ka këtë problem do të ketë infeksione të herëpashershme, erë të keqe dhe nuk do ta kryejë dot aktin seksual në cilësinë e duhur. Kemi patur ca raste edhe në moshën 40 vjeç me këtë lloj patologjie që janë paraqitur pranë klinikës. Tashmë, ky problem zgjidhet shumë lehtë, duke bërë synetllëkun (pra, kryerjen e cirkumciziumit). Kjo mënyrë është zgjidhja përfundimtare e këtij problemi. Për udhëzime të mëtejshme, mund të më kontaktoni nga afër pranë poliklinikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.