Nuk mund të bëj seks kaq shpesh!

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Jam një grua e martuar prej vitesh. Tani, unë e bashkëshorti im jemi rreth të gjashtëdhjetave dhe unë jam shumë e shqetësuar pasi ai më kërkon marrëdhënie intime shumë shpesh, përditë, ose edhe dy herë në ditë... Ai ka edhe dëshirë të flasë për seksin, por unë e kam difekt pranimin e këtyre gjërave... Më ka zënë halli me të. Ç’të bëj?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - Do të flas me ty, zonjë, me sinqeritet dhe hapur... Dhe, ndrysho mendimet e mos u zemëro nga përgjigjja ime. Ti po na qahesh në letrën tënde për një “hall” të cilin do të donin ta kishin mbi 90 % e grave. Pra, ti qenke me fat dhe e privilegjuar që paske një burrë potent e që kërkon marrëdhënie çdo ditë, pra një 60 vjeçar që ndihet si 30 vjeçar. Pyet po të duash andrologun e nderuar Evi Danin se sa gra i çojnë burrat e tyre tek ai për të përmirësuar sadopak potencën... Potenca seksuale është e çmuar për çiftin dhe me sa duket, yt shoq nuk ka abuzuar me alkool, duhan etj. dhe i lumtë që i ka ruajtur aftësitë “rinore” (duhet thënë djaloshare) pasi dihet se shëndeti seksual është pjesë përbërëse e shëndetit tërësor, madje ndikon direkt në shëndetin dhe në tërë mirëqenien shpirtërore të njeriut. Sa çudi! Ty të duket ky fakt si diçka e tepruar, në mos si diçka e shëmtuar, kurse mua më duket gjë e bukur potenca e burrit tënd. Në qoftë se ai flet rreth erotizmit, edhe kjo duhet parë se mos ai ka pamjaftueshmëri (mosplotësim) nga ana jote, pasi dihet se i “urituri” kërkon! Ti edhe vetë në fund të letrës del se e ke kuptuar deri diku që e ke difekt pranimin e këtyre gjërave. Jam çuditur edhe unë... Kam lexuar në një libër fetar se nëse burri kërkon marrëdhënie dhe gruaja e tij nuk i përgjigjet, atë grua tërë natën e mallkojnë deri edhe melekët ( engjëjt) e vet! Imagjino, engjëjt që kanë për detyrë mbrojtjen e robit nga të këqijat, zemërohen nga qëndrimi refuzues (i pajustifikuar) ndaj bashkëshortit!

Besoj se më kuptove e nuk je vetëm ti sepse fatkeqësisht, këtu te ne, sapo fillon periudha e menopauzës, gratë kanë një psikologji mjaft negative duke menduar “tani iku”, gjithçka kaq ishte, iku vapa me gushtin), kaq e pati, s’ka më lezet se jemi “gjyshe” tani etj. etj. Kushedi se çfarë u thotë truri grave në këtë moshë, por shpesh u thotë gjërat jo të duhura e penguese për seksin kur në Francë, për shembull, femra në moshën 60 vjeçare ndihet si e rilindur e si në një “adoleshencë” të dytë. Dëshirat dhe aftësitë seksuale janë si fizkultura dhe sporti, të cilat po i le, të lanë, ndaj them pra, si lum ata që i ruajnë ato deri në pleqërinë e thellë!

- Këtu nuk është problemi edhe aq te meshkujt, por më shumë te femrat të cilat, si pa e kuptuar disa bëhen neglizhente, të tjerat vuajnë nga mosbesimi te vetja dhe nënçmimi i aftësive vetjake seksuale. Disa gra nuk arrijnë në orgazëm pikërisht nga mungesa e vetëbesimit, ose disa burra nuk kanë suksesin e duhur vetëm sepse i pengojnë emocionet negative të femrave nga frika e mosuksesit. Optimizmi dhe besimi i bashkëshortëve te vetja e te njëritjetri ndikon shumë në normalizimin e jetës seksuale. Si kudo, edhe në fushen e seksit, njeriu duhet të bëhet “mjek” i vetes e në pamundësi për ta arritur këtë, duhet kërkuar ndihmë pa turp e ndroje te psikologu.

Bashkëshortët duhet t’i njohin dhe t’i respektojnë faktorët optimalë psikologjikë, fiz- iologjikë, socialë dhe etikë që ndikojnë në normalizimin e jetës bashkëshortore e seksuale. Këtu më shumë se kudo nuk duhet nervozizmi e supozimet, por mirëkuptimi reciprok, maturia dhe vetëpërmbajtja në bashkëshortësi. Në punën time shumëvjeçare si studiues dhe profesor i psikologjisë, kam bërë mjaft anketa me të rinj e të reja të moshave të rritura, kryesisht të moshave rinore, të fejuar, të porsamartuar, madje edhe me njerëz të cilët kanë vite në martesë. Në to, tërheq vëmëndjen fakti se shumica nuk kanë disa koncepte të qarta për dashurinë dhe ndjenjat e larta në jetën bashkëshortore e ca më pak për vlerën dhe rëndësinë e kulturës së jetës seksuale në martesë. Megjithatë, është pozitiv fakti se shumica vlerësojnë mirëkuptimin reciprok si kusht të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e martesës, ndonëse pyetjes se si arrihet ai, shumica nuk dinë si t’i përgjigjen, madje një pjesë e shohin atë si çështje të shkëputur nga rrjedha e jetës seksuale. Ndaj lumturinë e arritur duhet ta dish si ta ruash. Mirëkuptimi reciprok luan rol të rëndësishëm në jetën bashkëshortore. Sigurisht, dy njerëz që martohen kanë plot veti të mira për të cilat janë pëlqyer, por kanë edhe anët e tyre negative. Dihet se të dy nuk mund t’i kenë të njëllojta gjendjet afektive, ndjenjat, mendimet etj., por për kalimin e tyre vlejnë urtësia e maturia, që janë bekim i Zotit, por edhe dhurata që robi i bën vetes.

Jeta familjare është një proces jetësor i ndërlikuar. Jo gjithmonë ndjenjat dhe mendimet e të dy palëve përputhen. Kur ato përputhen, martesa, formimi i familjes bëhen vërtet një ngjarje e gëzuar dhe e lumtur e jetës. Sidoqoftë bashkëshortët edhe pse mund të kenë mjaft tipare të përbashkëta përsëri këta mbeten dy njerëz të ndryshem, porse kur janë dhe njerëz të kulturuar, përpiqen të afrohen sa më shumë e përsëri mbeten dy njerëz të ndryshëm që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.