Letra për psikologun

Intervista - - PYETJE REKLAMA PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

bashkëjetojnë. Si rezultat ndodhin edhe situata të tilla kur ndjenjave dhe mendimeve të njerës palë, nuk i përgjigjet pala tjetër, siç është rasti juaj. Mundet që bashkëshortët të kenë edhe disnivel kulturor dhe edukativ. Në këto raste nuk mund të mos ketë edhe konflikte e përjetime të cilat lidhen me ndryshimet në karaktere, në moshë, shëndet ose në idealet jetësore të cilat mund të jenë të ndryshme e për pasojë lind “lufta” midis ndjenjës dhe arsyes.

Prandaj është e rëndësishme që secili bashkëshort të njohë e të kuptojë partnerin dhe të përpiqet me durim, butësi e tolerancë për të arritur mirëkuptim reciprok, sidomos në ato familje ku bashkëshortët kanë disnivel kuturor dhe ndryshime të dukshme në sferën seksuale. Mungesa e durimit dhe gjaknxehtësia të cilat shpesh janë rezultat i mosnjohjes së partnerit nga ana psikologjike dhe psikike, kanë pasoja negative të cilat mund të çojnë deri në konflikte, trauma psikike apo drama të rënda e të dhimbshme familjare. Prandaj delikatesa, takti, sjellja e butë dhe e mençur, çiltërsia etj. kanë rëndësi të madhe në situatat e ndryshme të jetës bashkëshortore. Kështu pra, e nderuar zonjë, mirësjellja, durimi e mirëkuptimi reciprok parandalojnë konfliktet bashkëshortore dhe ndikojnë pozitivisht tek e gjithë jeta juaj. Gëzoju për burrin që ke e mos gjyko. Studimet e mia kanë treguar se mjaft bashkëshortë, edhe pse kanë pasur pak veti e mendime të përbashkëta, me kalimin e kohës janë përshtatur. E rëndësishme është kur përshtatja bëhet duke marrë nga njëri-tjetri vetitë e mira e duke u përpjekur për të hequr të metat. Përshtatja luan rol të madh edhe në jetën intime. Njerëzit e kulturuar e me vullnet kanë aftësi të mbajnë qëndrim kritik ndaj veprimeve të tyre dhe të përshtaten më lehtë. Në këtë mënyrë bashkëshortësia ruhet dhe bëhet më e shëndetshme. Tipe të ndryshme partnerësh shpesh formojnë çifte të shkëlqyera. Këtë uroj edhe për ju, e nderuara letërshkruese, pasi mos harroni se keni jetë përpara... Po e mbyll këtë përgjigjen time me një postulat: Atij që i mungon butësia, i mungojnë të gjitha të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.