Edhe 100 Happy Orgest!

Intervista - - POSTA -

Happy ime Orgest! Dashuri e vërtetë je ti. Tashmë jo “almost”, por fiks 11 vjeç, në 11 vjet na e ke bërë çdo ditë e çdo moment të lumtur, jo më kot emri yt i dytë është Hap

py. Çfarë dhurate na ka bërë Zoti me ty, vetëm ne që të kemi e dimë... Zoti qëndroftë

në çdo çast pranë teje, duke të treguar rrugën e drejtë, duke të mbrojtur, duke të dashur... siç të duam pa kushte ne të gjithë. Një përqafim shumë, shumë i madh për ty;

edhe 100 ylli ynë polar!

- I dashur Pëllumb Ymeri! Dikur ti ishe inxhinieri dhe drejtuesi im në Frigoriferin e Mishit, në Tiranë. Unë hamall, me 80 kg në kurriz, apo duke shtyrë karrocat me mish të grirë, me Vaçen dhe Hanen. Tani... ah, tani! Tani jemi të dy njëlloj, përballë “Komandantit”– Oksigjen, në shëtitjet e përditshme te Liqeni. Të uroj jetë të gjatë dhe mirësi. Të përqafoj fort, Pëllumb!

- Kur të tradhton një njeri apo nuk të përgjigjet për atë që ti pret prej tij, të duket vetja si një marinar anijethyer, atje larg ku nuk të sheh syri tokë. Këto gjëra po na ndodhin shpesh e më shpesh. Ka avancim, po ka edhe prapaecje. Në këtë rast, shpirtin e shënon lëvizja. Sidomos andej nga Liqeni. Unë gati po ju lutem: Dilni nga liqeni, t’ju duket jeta më e bukur! Dilni!

- Një nismë e mrekullueshme ajo e rrjetit të dyqaneve “Eco” për të ndihmuar fëmijët autikë, në prag të ditës botërore të kësaj sëmundjeje. Sigurisht që iu përgjigja ftesës së dyqanit aty te garda dhe bleva një palë çorape shumë të bukura, që do t’ia dhuroj vajzës së një njeriu shumë të shtrenjtë për mua: Artan Hoxhes, president i T.B.A. Gjithsesi: Urime “ECO” për nismën!

- E premtja, datëlindja 11/ 03/ 2016. Një diell i bukur, dhe... dhjetëra miq andej nga liqeni. Po, në fillim Zoti deshi e takova një njeri vërtet fisnik, si Ilir Adili. Një Zot e di, sa herë më ë sh të ndodhur pranë. Për libra, për fëmijët, për festa. Por, që të jem i sinqertë, që ai “është alamet djali”, më konfirmon edhe Dr. i shkencave Fatos Dega. Ndërkohë, mua më pëlqejnë fort edhe dialogimet që bëj me zonjën e tij, për fëmijët. Se i kam afër e afër me moshë dhe kam një specifikë që kërkon kaq shumë përgjegjësi, e kaq shumë maturi, si prindër që jemi. Gjithsesi, unë u uroj atyre që të kenë një jetë kaq të gjatë dhe pleqëri të mbarë. E thotë i pari: “Burrë e grua, mish e thua”. Urime të dyve!

- “Pak na u duke e shumë na dole”, thotë fjala. Në të vërtetë, në rastin e Kujtim Boriçit dhe Maksim Fejzullahut, duhet të them: Shumë ishit dhe shumë mbetët”. Bravo 1000 herë për librin enciklopedik “Skënderbegasit ndër vite”. Bravo 1000 herë! Ju përqafoj kaq fort!

- Zbrisja me vrap nëpër rrëpirat me borë të Tuçit. Shtyhesha për 1 biletë autobusi. Vija në Tiranë dhe.... direkt në stadium ku luante shoku im i fëmijërisë Ylli Shehu. Tani dëgjoj se e kanë dekoruar çunin e Bilbilit ( babai) dhe më bëhet zemra mal. Ai ka mbetur aq i thjeshtë, pra, gjithnjë yll me 5 cepa. Asnjëherë më pak. Të përqafoj fort, shoku im i fëmijërisë, Ylli Shehu. Urime nga zemra për dekoratën!

- Shumica e pronarëve mbajnë një qëndrim të pjekur dhe njerëzor ndaj të punësuarve. Po, njerëz si Ilir Trebicka, aty te “Trema-Inxhinieri-2” janë fare të rrallë. Bashkoi në zemrën (dhe xhepin) e tij, 7, 8 dhe 14 marsin dhe e çoi kolektivin e studios, për një vizitë në... Itali. Me biletë, me fjetje, me ushqim të siguruar... Epo, ç‘të them unë për ty, o Ilir? Po them atë që i them nënës tënde: “Ilirin ta ka bekuar Zoti”. Aferim.

- Panajot, si futbollisti i madh e ke emrin shoku im i shkollës “Skenderbej”. Dhe ky djalë nga Konica, me mbiemrin Gjerasi më dha një kurë serioze për prostatën time. Pale, po ka për grua një shoqen time të fakultetit Teftën, gjithë nur. Unë ju uroj familjarisht, të jeni kaq të mirë sa jeni. Si mund të bëhet njeriu më i mirë, Pano?! Të përqafoj fort ty dhe shokun që ti shoqëron te Liqeni çdo ditë!

Gëzuar ditëlindjen mbesa jonë Anxhela Qendro që me dt. 24.3.2016 ka ditëlindjen. I urojmë Anxhelës ti realizohen dëshirat e mira. Tani që je në Universitet të ftojmë të na vish vetë. Vajzë bukuroshe dhe e mirë, mbiemrin tonë mbaje të dlirë. Ne të duam, zoti të bekoftë shumë. Nga hallat dhe xhaxhallarët.

Përshëndes Dj. Nardin dhe Gimin e Euro Starit gjithashtu përshëndes Enon dhe Xajen e Nacionalit nga Vivjana

Përshëndes Vjolën nga Lu. Bledin Vl. Fatmirin Vl. Denisin nga Lu. Evin Xhuljan Shijak etj. që janë te të rregullt dhe dëgjues të radios Euro Star nga Vivjana

Urime nga Flamur Bërdëllima...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.