Më mungon…

Intervista - - POSTA -

Bukuroshi që shkoi në qiell Me fytyrën që i ndriste gjithë nur Ku po shkon moj bukuri Do mbledh lule malit o Për të dashurit e mi Ju fotografitë e mia shikoni Dhe me lot në sy më kujtoni Ju në këtë përvjetor Me gëzim më kujtoni Dhe kurrë mos më harroni Se dhe unë ju desha shumë Por Zoti më deshi më shumë Dhe prandaj më mori pranë tij Dhe unë nga lart me mall ju shikoj Të gjitha të mirat e botës ju uroj Flasim për ty Flasim me mall Flasim për ëndrrat Që kthehen në vaj Flasim për jetën Flasim për misteret Që çdo ditë shtohen Një ditë të qeshur Një ditë me lot Shumë gjëra lënë pas Shumë gjëra mendojmë Shumë gjëra na prekin E s’i harrojmë dot Ndryshe mendojmë Ndryshe jemi Por të gjithë duhet zemrat me gaz t’i mbushim e t’i kemi. Me dashuri të pafund,

Eshut Arbod.

Fiksim më ka ngelur zonjusha nga Kamza. Diten e martë ishe ne autobus te Kamzes dhe zbrite e pive kafe ne nje fastfood. More edhe 2 shoqet ne telefon dhe unë piva kafe afer jush, ishe nga veriu dhe dua te takohemi. Kishe xhup te kuq dhe fund te shkurter. Shoqja tjeter kish kostum gri dhe flokë te zeza, unë isha perball jush. Më dërgo vetem një sms te lutem 0683934568.

Nuk po të shkruaj për të të thënë se të dua shumë, jo as për të të thënë se për ty po derdh lot në këto momente. Ai që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndiej mall. Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk. Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë. Sot me erdhën në mendje kujtimet dhe ëndërrat që thellë i kam varrosur në shpirt. Ato miliona ëndërra që vërtet kanë kohe që kanë filluar të treten. Por sot vetëm malli që po më shtyn të t’ shkruaj më bën që të bashkoj edhe një herë eshtrat e tyre, për të t’ kujtuar ty edhe një herë si një mike të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vertet zemrën. Nëse të kujtohen këto fjalë që t’i thoja vetëm unë, më kontakto të lutem. D.

E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër. Sot, kjo ndjenjë po më çon në mallin që kam për ty. Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fort pas vetes dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëj muhabet për kohën kur nuk kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjeshtë si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri me dolën dy pika lot nga sytë e mi. Nuk e kuptova se po

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.