Në gjyq

Intervista - - ARGËTIM -

rit humo ii Kënd

- I pandehur, ju jeni fajtor për mosshpëtimin e një gjirokastriti që po mbytej.

- Por, zoti gjykatës... Unë i thashë disa herë: “Ma jep dorën”, por ai nuk ma dha! Ku qëndron faji im këtu?

- Nuk duhet t’i thonit “më jep dorën tënde”, por “merr dorën time”!

Dhurata

Një zotëri futet në një dyqan dhe i thotë shitëses:

- Zonjushë, dua t’i bëj një dhuratë sime shoqeje...

- Do t’ju pëlqente të shihnit veshje intime shumë, shumë seksi?!

- Sigurisht, zonjushë... Por a mbarojmë punë më parë me zgjedhjen e dhuratës për gruan?!

Gara

Në Skandinavi zhvillohet gara më e famshme e vitit: fiton ai që në një orë arrin të presë më shumë drurë!

Konkurrenti i parë, një trupmadh finlandez, arrin të presë gjashtë pemë.

Konkurrenti i dytë, një gjigant suedez, arrin të presë tetë pemë.

Konkurrenti i fundit është një xhuxh që si armë për prerjen e pemëve, ka vetëm, një limë thonjsh. Të gjithë nisin të qeshin, por ai i futet punës me seiozitet dhe pas një ore, ka prerë plot 60 pemë, duke u shpallur fitues.

- Si është e mundur që e arritët një gjë të tillë? - e pyet gazetari.

- Unë vij nga Saharaja, ku jam stërvitur shumë, pa ndaluar... - pëgjigjet xhuxhi.

- Nga Saharaja?! Po në Sahara nuk ka pemë!

- Po sigurisht, tani s’ka si

të ketë...

Motra e vogël

- Marko! - i thotë babai djalit të tij - lejleku të ka sjellë një motër të vockël...

- Çfarë thua, babi?! - habitet djali - Me gjithë këto gra të bukura që ka vërdallë, shkove e bëre pikërisht me lejlekun?

Ilaçet

Beni takon shokun e tij, Kristin dhe e pyet se çfarë ka që është kaq i mërzitur...

- Eh, ta dish ti ç’më ka ndodhur, - përgjigjet Kristi, - shkova te mjeku dhe më tha të pija çdo natë nga një tabletë si këto... - E pastaj? - Po... më ka dhënë vetëm tri kokrra!

Pyetja

- Çfarë është dieta? - Një jetë prej të sëmuri, për të vdekur më së fundi të shëndetshëm!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.