U solla keq me babin para vdekjes

Intervista - - FAQE 1 -

Të dashur lexues, unë që po ju shkruaj jam një djalë me brengë në zemër. Nga kjo brengë nuk mund ta jetoj jetën si gjithë bashkëmoshatarët e mi. Ndoshta edhe nga tipi që kam, e përjetoj më shumë këtë gjë.

Gjithçka filloi nga vetë kapriçot e mamit. Ne jemi katër fëmijë dhe unë jam i madhi. Kam edhe tre vëllezër e një motër. Në fillim, kur ishim të gjithë të vegjël, ishim shumë të lumtur. Babi kishte një biznes të vetin, merrej me ushqime e zotëronte një magazinë të madhe ku furnizoheshin shumë tregtarë. Babi nuk rrinte shumë në shtëpi dhe mami nuk e quante gjë të keqe këtë. Kur i thonim se ku është babi ajo gjithmonë

(Vijon nga numri i kaluar)

- Të lutem, ta kalojmë natën bashkë në një hotel sot!

Unë shtanga në vend sepse nuk po i besoja asaj që dëgjova. Ajo vazhdoi përsëri duke më thënë: “Të lutem ma plotëso këtë dëshirë!”. Kërkesa e saj më shumë më dëshpëroi sesa më kënaqi; nuk e kisha menduar që gruaja e jetës time do të më kërkonte një gjë të tillë që në takimin e parë, sidomos në atë kohë kur të tilla gjëra ishin tabu. Ajo vazhdonte të këmbëngulte dhe unë mendova se e kishte një arsye të fortë që po ma kërkonte një gjë të tillë. E pyeta se pse e kërkonte këtë gjë dhe ajo nuk më kthente përgjigje, vetëm më lutej: “Të lutem, më bëj tënden sonte!”. Më shkonte mendja se mos ndoshta ishte ndonjë kurth që po më ngrinte, pastaj e kuptova se ajo nuk ishte vajzë për mua. Mendova se ajo ishte ndonjë femër e përdalë, e cila shkonte me çdo mashkull që i dilte përpara. U dëshpërova shumë, sepse kisha filluar ta doja dhe pastaj vendosa që t’ia plotësoja dëshirën. Në fund të fundit, unë nuk do të humbisja asgjë, përkundrazi, do kënaqesha e pastaj ajo do të vazhdonte jetën e saj dhe unë timen. Kështu bëmë. Prenotuam një dhomë hoteli. Mendova se ajo do të më hidhej në kokë nga dëshira e zjarrtë që kishte për të kaluar mbrëmjen me mua, por nuk ndodhi kështu. Ajo u ul në krevat dhe rrinte e trishtuar. Atëherë fillova të mendoja: “Po kjo, ç’më bën si e ndershme? Pret që i shkoj unë i pari?”. na thoshte se kishte shumë punë e se nuk ishte e lehtë të rriste katër fëmijë. Ne u rritëm mirë. Pavarësisht se nuk ishim ndonjë familje e pasur, nuk na mungonin gjërat e nevojshme e madje nganjëherë dhe gjëra luksi. Mami nuk punonte sepse dhe ne ishim shumë fëmijë e donim shumë kujdes. Kur u rritëm ne, mami i tha babit se nuk kishte çfarë të bënte në shtëpi e i kërkoi t’i jepte ndonjë punë te biznesi familjar.

- A do punosh dot në një vend të tillë?

- Unë rrita katër fëmijë e nuk u bëkam dot magaziniere?

Mami e kishte me qejf të punonte. Në fillim shkoi gjithçka mirë, por më pas mami ndryshoi shumë. Ishte shumë e stresuar dhe shumë e nevrikosur kur kthehej nga puna. Gjithashtu, ishte bërë shumë xheloze për babin.

- Ku ishe në drekë? Pse u vonove aq shumë? - i thoshte në darkë kur takoheshin.

- Kisha punë. Ti nuk mund të më mbash të lidhur në magazinë gjithë ditën. Kush do t’i bëjë punët e tjera e dokumentet?

Në këtë kohë, mami u sëmur nga migrena dhe nuk doli për një kohë të gjatë në punë. Ishte një periudhë shumë e vështirë. Ajo e merrte babin në telefon orë e minutë.

- Ku je? Me kë je? Kur mbaron?

I kishte hipur një xhelozi e sëmurë. Më e keqja ishte se edhe ne fëmijëve na futi një xhelozi të tillë për babin. Na ishte fiksuar të gjithëve se babi mund të kishte të dashur, se i harxhonte lekët rrugëve me të tjerë dhe se nuk na donte neve. Si tani më kujtohet kur babi vinte në shtëpi e thoshte: - Si ia kaluat? - Mirë. - i përgjigjeshim të gjithë, sikur ishte një i huaj. Ai e shihte se askush nuk donte të fliste me të, kështu që ulej në atë divanin e tij.

Ai filloi të rrinte në shtëpi pa folur e të acarohej për një gjë të vogël. Na bërtiste edhe nëse i mungonte telekomanda e televizorit. Kjo ndoshta bëri që ai të largohej nga ne. Jo të merrte shtëpi më vete, por të largohej si njeri. Ai, edhe kur ishim të vegjël, nuk ishte shumë i afrueshëm me ne, por tani dukej sikur nuk ishte pjesëtar i familjes. Rrinte ashtu pa folur duke parë televizor. Mami edhe në këto raste e gjente si të zihej me të.

- Pse rri kështu pa folur? - i thoshte.

- Po çfarë të them? - thoshte i shkreti baba.

- Po nuk ke nevojë të flasësh me ne se ke folur gjithë ditën me të dashurat...

E kështu fillonte zënka. Babi nganjëherë inatosej dhe donte ta qëllonte, por ne fëmijët i suleshim duke i thënë që të mos na e prekte mamin me dorë. Vetëm motra ishte si më e tërhequr.

- O ma, të lutem, mos u zër me babin aq shumë! - i tha ajo një ditë.

- Unë zihem? Je në vete ti moj? Nuk i thua atij po mua, mua që ju kam rritur e ju kam bërë kaq, e vetme! Ai asnjëherë nuk ju ka marrë në krahë.

- Po edhe ai njeri është, o ma! - kur motra i tha kështu, mami u nxeh shumë.

- Pse i thua ashtu mamit? - e qortova. - Ti je e vogël e nuk duhet të futesh në këto punë.

- Po mua më vjen keq për babin kur mami nxehet.

- Po kur ai na flet e na bërtet neve, të vjen keq? - i thashë.

- Mirë, mirë, po ai është babai ynë.

Tani i kujtoj këto fjalë të motrës e nuk më besohet se si një vajzë e vogël u tregua kaq e mençur. Kjo situatë vazhdoi për një kohë të gjatë në familjen tonë.

(Vijon numrin e ardhëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.