Zbulohen SMS-të mes Erion Veliajt dhe policit të plagosur

Intervista - - AKTUALITET -

“Zoti kryeministër, jam Erjoni. Ai deputeti Strazimiri më ka dhunuar keq një nga policët e mi. Polici është në gjendje kritike për jetën dhe nuk e di çfarë t’i bëjmë se as Senatoriumi nuk e merr në ngarkim. Duhet të merret urgjentisht ndonjë masë shumë e rreptë ndaj Strazmirit, pasi ia ka nxirë krahun policit. Nëse nuk beson, po të dërgoj mesazhet e këmbyera me policin e bashkisë se si më kërkoi ndihmë dhe si arritëm t’i shpëtonim jetën...”

×××××××××

Polici: vdes.

Shef, jam keq, po

Erioni: Çfarë ndodhur, mo shpirti?

të ka

Polici: U përlesha me Strazimirin dhe më nxiu krahun. Më është nxirë krahu shef, do vdes.

Erioni: Të është nxirë krahu? Çfarëëëëëëë? O Zot, të lutem, ç’është kjo hata?! Po të dërgoj ambulancën. Tmerrrrrrr. Zot, jepu fund këtyre dhimbjeve.

Polici: Faleminderit shef. Ndihem më i sigurt tani.

(Pas 30 minutash)

Erioni: Si je? Çfarë thanë doktorët? Do t’ia dalësh?

Polici: Shef, doktorët thonë se nëse nuk i ngremë padi deputetit për nxirje krahu, kam vetëm tre ditë jetë.

Erioni: Larg qoftë, luaj vendit! Do vemi urgjent t’i bëjmë padi.

Polici: Shef, edhe një shokun tim e kishte çjerrë Strazimiri me thonj. Kështu, do t’i dyfishohet dënimi.

Erioni: Çfarë? E ka çjerrë? Ç’janë këto tmerre që më dëgjojnë sytë?

Polici: Po, shef, kemi dy ditë që vetëm hamë dru, po asnjë nuk flet nga frika, se ata protestuesit 50 pondësh na kanë kërcënuar

rëndë. Një shokut tim, një gocë i theu thoin.

Erioni: Uaaaa, e tmerrshme! Çfarë ndodh kështu në këtë vend, ç’janë këta vandalë? Gjallë është i shkreti?

Polici: Keq, shef, është në agoni. Ka tre ditë që vetëm kërkon Bleona Qeretin.

Erioni: Ok, do vij aty në spital e do të të shpall hero kombëtar dhe pataj do marr edhe këtë shokun që është çjerrë dhe do vemi të ngremë padi ndaj Strazimirit.

Polici: S’duhet ngritur padi edhe ndaj asaj që i theu thoin atij shokut tim?

Erioni: Për atë do flas me të madhin, ndoshta atij i mbushet mendja të hapë Spaçin. Këta vandalë të ndyrë, vetëm Spaçin kanë hak!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.