Albano Bogdo: Besoni akoma te politikanët?!

Intervista - - AKTUALITET -

Albanoja nuk i ndahet humorit për asnjë çast, ndërkohë që të martave i bën të gjithë të rehatohen në kolltukun e shtëpisë edhe të shijojnë “Apartamenti 2XL”. Natyrshmëria e batutave të tij vihet re edhe në këtë intervistë, por jo vetëm kaq… Do ta shikoni vetë se si Albanoja rrëfen mjaft gjëra interesante, ndoshta edhe për herë të parë.

Mia Buci: - Albano, me kë e pive kafen e parë sot?

Albano Bogdo: - Me mamin, siç e pi çdo mëngjes.

- A ndikon ndryshimi i motit në humorin e aktorëve të humorit?

- Nuk e di për të tjerët, por tek unë ndikon shumë. Vapën nuk e duroj dot! Kur është vapë, nuk bëj dot humor fare. Ndërsa moti i freskët, më frymëzon.

- U rikthyet përsëri tek “Apartamenti”… Çfarë po sillni ndryshe këtë sezon?

- Të njëjtat gjëra si tek “Apartamenti” i mëparshëm. Ndryshimi është se tani nuk i këndojmë një politikani që të vijë, por Jozefinës dhe Erionit, që të pajtohen. (Buzëqesh)

- Ku e gjen Albanon, nëse nuk është në “2XL”?

- Në shtëpi publike. (Qesh) Me shokët, ose në ndonjë kafe me të dashurën. Tirana, nuk është se të ofron shumë në këtë pikë.

- Cili është personazhi imagjinar që do të doje ta kishe bërë, por nuk të ka rënë akoma rasti?

- Nuk kam ndonjë personazh imagjinar.

- Po të mos ishe aktor, do të ishe... - Mësues letërsie. - Mësues letërsie? - Seriozisht. E kam shumë pasion letërsinë.

- Një pjesë (film, teatër, libër) që të ka tërhequr vëmendjen këto kohë?

- Në teatër nuk para shkoj shumë. “Deadpool”, e pashë së fundmi dhe ishte shumë i bukur. Të sugjeroj ta shohësh.

- Çfarë do të ishe duke bërë tani nëse do të kishe lindur një trashëgimtar i kamur?

- Me siguri do të isha duke iu thënë këtyre këngëtareve femra: “Mos më merr më në telefon”.

- Cilat janë gjërat që kanë më shumë rëndësi në jetën e një mashkulli?

- Unë nuk mendoj se kam shumë të përbashkëta me meshkujt e tjerë. Në radhë të parë, për mua ka shumë rëndësi familja, edhe pse e thonë si shabllon këtë... Unë jam shumë i lidhur me familjen. Nëse kam një problem në familje, më rri mendja gjithë kohës aty, derisa ta zgjidh. Pastaj vijnë miqtë dhe besimi në Zot. Për mua, këto janë jetike. Pastaj, ka edhe gjëra të tjera, por që janë thjesht për të kaluar kohën.

- Të krahasojnë me ndokënd?

- Më thonë shpesh që “je si ky apo si ai aktor”, por të them të drejtën, nuk i marr seriozisht. Përsa i përket anës profesionale, çdo aktor ka të veçantat e tij. Pastaj, për aspektin fizik, nuk i marr fare, fare seriozisht.

- Çfarë ke lënë të shkojë dhe je penduar?

- S’po më kujtohet ndonjë gjë. Nuk i mbajmë dot gjërat me zor. As njerëzit jo. Ndërsa kujtimet seleksiono- hen vetvetiu.

- Misteri më i madh për ty?

- Si ka akoma njerëz që besojnë me mish dhe me shpirt e çirren për politikanët?! Njerëzit vazhdojnë të besojnë akoma për këto kërma që vjedhin e vjedhin a thua se janë të pavdekshëm dhe se do t’i prishin këto lekë. Ata nuk e dinë që të gjithë do vdesim, maksimumi edhe 10 vjet kanë, se do vdesin nga mallkimet e popullit. Njerëzit nuk janë ullinj; ullinjtë jetojnë 100 vjet.

- Çfarë bëre fundjavën që kaloi?

- Atë që bëra edhe fundjavën para kësaj. (Qesh)

- … dhe çfarë bëre fundjavën para kësaj?

- Asgjë të jashtëzakonshme.

- E ke kuptuar ç’lloj femrash tërheq?

- Po, e kam kuptuar. Më tërheq e dashura ime. (Buzëqesh)

- Je lidhur ndonjëherë me një fanse?

- Me të dashurën. Ajo ka qenë fansja ime. I kishte parë të gjitha videot e mia dhe kishte qeshur me lot.

- Çfarë do të ishe në gjendje të bëje për dashurinë?

- Dashuria, për mendimin tim, nuk ka nevojë për heroiz-

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.