Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

Zoti Berisha, jam një grua që banoj në 21ësh dhe dua të denoncoj një grabitje e cila më ka ndodhur në autobusin e unazës. Për grabitësin dyshoj të jetë vetë Edvin Kristaq Rama. Grabitësin nuk e pashë me fytyrë, por i pashë shpinën ndërsa po largohesha me nxitim për të arritur orarin e punës dhe ai po ngjeshej në autobus. Nuk arrij ta kuptoj se për çfarë i duhej grabitësit pakoja ime e linesit. I hodha një sy çantës dhe pashë që më kishte vjedhur edhe pakon e çamçakëzave. Në pamundësi për ta ndjekur sepse isha vonë për në punë, nxora telefonin që t’i bëja foto, por arrita të kapja vetëm pantallonat e faturinos.

Përgatiti:

Speci Djegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.