Anxhelina Hadërgjonaj zgjohet vetëm

Intervista - - FACEBOOK VIP -

“Ka kohë që nuk ndihem kështu për një këngë”, thotë Ronela dhe kjo i thotë të gjitha për projektin që pritet të vijë. Ngjan paksa si një deklaratë dashurie, por kur vjen puna te muzika, ajo është dashuri më vete! E kemi parë me Skivin në këngën “Nelës”, me Agon Amigën e grupit Baba Stars në “Veç na” dhe të veshur në të zeza si talebane në këngën e fundit “A do si kjo” kur frika se kishim të bënim me terroristë, i kaloi kufijtë shqiptarë. Këtë herë si do të jetë? Çfarë fshihet pas fjalisë “Ka kohë që nuk ndihem kështu?”. Një hit? Një superhit? Le të presim edhe pak për ta parë, por ajo për të cilën jemi të sigurt është që kjo vajzë di gjithmonë si të vijë ndryshe dhe si e tillë, nuk ka si të mos bëjë zhurmë.. Ndaj nuk duhet vënë në dyshim se kjo këngë “do të ngrejë pluhur” edhe këtë herë…

Anxhelina Hadërgjonaj dhe ishi dashuri i saj, futbollisti Fatmir Hysenbelliu, ishin një ndër çiftet më simpatikë që qarkullonte në shoubizz, por ja që çdo gjë e bukur e ka një fund. Vetëm para pak kohësh çifti u nda pa e bërë publike arsyen e vërtetë. Siç ndodh në çdo histori të mbyllur dashurie ditëve të sotme, edhe Anxhelina ka zhdukur nga Instagrami i saj të gjitha fotot që ka patur me Fatmirin. Nuk e dimë për këtë të fundit, por Anxhelina këtë mëngjes ka postuar një foto ku duket e sapozgjuar në krevat dhe... vetëm. Një pamje që përcjell sa sensualitet, aq edhe ndjesi vetmie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.