Mozzik dhe Getinjo... lënë drogën për muzikën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Mozziku është vlerësuar si artisti i ri më i spikatur për vitin 2015. Bashkëpunimet me 3 nga emrat e njohura në muzikë si Enca, Kida dhe Xhensila Myrtezaj i dhanë pikërisht suksesin që i duhej. Edhe vëllai, Getinjo ka sjellë këngë të suksesshmë në tregun e hiphopit, ndërsa bashkëpunimi më i fundit ishte ai me Baby Gee në këngën ‘Monster”. Kështu, vëllezërit nga Ferizaj, Gramozi dhe Getoari ndajnë të njëjtin profesion, por dikur ndanin shumë më shumë, një pasion të vjetër. Të ftuar në një emision, dy djemtë e kanë pranuar hapur se më parë kanë qenë përdorues droge. Një guxim për t’u admiruar kur kupton se të shumtë janë ata që kanë të njëjtin “pasion” dhe të paktë janë ata që e shprehin pa frikën se kjo mund të ndikojë në karrierën e tyre. Por djemtë kanë sqaruar se kjo është diçka që i përket së shkuarës dhe se tani janë totalisht të fokusuar në muzikë, gjë që ka rezultuar më e fortë se çdo substancë narkotike. Pas bashkëpunimeve me disa kolegë, më në fund, vëllezërit pritet të vijnë bashkë në duetin me titull “Tony Montana”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.