Martohet Princ Leka

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Më datë 8 tetor do të kemi dasëm mbretërore. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë vendosur se kjo është pikërisht koha e duhur për t’i dhënë fund bashkëjetesës së tyre 6 vjecare. Pas 8 vitesh nga njohja e tyre ( 2 vite kanë qenë në distancë për shkak të studimeve të Elias në Francë) një nga çiftet më interesante, persona publikë në kryeqytet, do të përfundojë në martesë. Lajmi është bërë i ditur nga Oborri Mbretëror. “Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njof- tojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë”, thekson në deklaratën zyrtare Oborri Mbretëror. E pyetur gjatë muajit shkurt në një intervistë se kur mund të vinte dasma, Elia është përgjigjur se ajo nuk ishte tipi i vajzës që e kishte ëndërruar gjithmonë fustanin e bardhë, por martesa do të vinte në kohën e duhur. Dhe koha e duhur, siç njoftohet, do të jetë pra data 8 tetor e këtij viti, ditë kur çifti do të vërë kurorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.