Fjolla Morina përlotet live në emision

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ajo pranon se është një njeri shumë i fortë pas gjithë asaj që ka kaluar në jetën e saj, por e ftuar në “Elite Zone”, këngëtarja ka treguar një anë tjetër. Ajo ka rrëfyer historinë me babain e vajzës i cili nuk ka dashur që fëmija të vijë në jetë. Por, pavarësisht kësaj, ajo ka zgjedhur ta vazhdojë shtatzaninë me Alayan duke marrë përsipër edhe çdo përgjegjësi për rritjen e saj. Fjolla ka treguar se edhe ajo vetë është rritur pa babanë, duke qenë se ai kishte vdekur kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe. Ajo tregon se me ardhjen e vajzës në jetë ka lindur për së dyti dhe, edhe pse nuk do ta ketë pranë babanë, këngëtarja do t’i japë asaj më shumë se një baba. Pas periudhës së vështirë që ka kaluar gjatë shtatzanisë, Fjolla rrëfeu se e ka tashmë në krah një partner që e mbështet dhe kujdeset për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.