Albano Bogdo: Besoni akoma te politikanët?!

Intervista - - HUMOR -

(Vijon nga faqja 3) ma. Të gjithë mendojnë se janë gati të bëjnë çdo gjë, por a janë gati të kujdesen çdo ditë e ta mbajnë gjallë me përkujdesje? Lufta e vërtetë është të “luftosh” rutinën, të përditshmen, jo lufta me flakë apo ku di unë. - Je çun palestre? - Jo. - Akuza më e rëndë që të kanë bërë?

- S’e kam bërë veten për ndonjë akuzë. - Je duhanpirës? - Po. - Sa e do veten? - Sa ç’e duan të gjithë. - Për çfarë e do, mbi të gjitha?

- S’kam ndonjë atribut të veçantë që ta dua më shumë sesa atributet e tjera. E dua pa kaluar në mendjemadhësi, delir.

- Çfarë nuk njerëzit për ty?

- Në këtë kohë që po jetojmë dhe me rrjetet sociale, s’besoj se ka mbetur gjë pa e ditur. S’ka fare privatësi.

dinë

- Për çfarë nuk e vret mendjen?

- Po të them se për çfarë e vras mendjen. Për punën, për miqtë e mi apo njerëzit që më rrethojnë, që të mos mendojnë se nuk i dua. E vras mendjen se si mund ta bëj veten njeri më të mirë. Nuk e vras mendjen se në cilin klub do shkoj sonte, apo nëse do të jem apo jo te zona VIP.

- Diçka për t’u patur frikë?

- Që me kalimin e viteve të bëhesh njeri i ftohtë, të ndryshosh për keq.

- A je i njëjti person si disa vite më parë?

- Po. I njëjti do jem derisa të vdes. Nuk ka fama dhe leku aq forcë sa të më ndryshojnë mua si njeri.

- Koha më e gjatë që ke qëndruar larg nga shtëpia?

- 8 muaj, për arsye emigrimi. ( Qesh) Përtej shakasë, kjo që sapo thashë, është e vërtetë. - Ku do të ikësh pastaj? - Në shtëpi.

- Çfarë të bën të ndihesh i lirë? - Muzika. - Cila është e vërteta më e madhe?

- E vërteta më e madhe është e vërteta më e madhe.

- Çfarë do të doje të bëje në një ditë me diell?

- Do të doja që të binte shi. E thashë edhe pak më parë që e urrej diellin.

- Po në verë, si ia bën? Shkon në plazh?

- Jo, nuk shkoj fare në plazh. Kam 6 vjet dhe po plotësoj 7 që nuk kam vajtur. Edhe njëherë të vetme që isha, ishte pasdite dhe sapo vajta unë, filloi shiu. ( Qesh)

- Çfarë mendon sa herë dëgjon të përmendet emri yt?

- Të bën të ndihesh mirë, sidomos kur përmendet për mirë. - Beson në dashuri? - Sigurisht që po. - Si do të ishte bota pa dashuri?

- Si aneksi im, që pas tre javësh që ka ikur mamaja, është mbushur me enë të palara.

- Si ia del kur të duhet të jetosh vetëm?

- Për veten gatuaj goxha mirë. Sa për të jetuar vetë, ia dal mbanë. (Qesh)

- Çfarë ndjesish ke kur mendon të ardhmen?

- Nuk jam tip që mendoj shumë për të ardhmen sepse jeta na ka mësuar që nuk kemi gjë në dorë. Jetoj të tashmen, ato që kam tani. E respektoj të ardhmen, por s’e kam frikë. - Çfarë quan të huaj? - Një njeri që nuk është nga Shqipëra. (Qesh)

- Diçka që shpreson të mos kthehet? - Hitleri, Enveri… - Pse duhet besuar te ti?

- Njerëzit janë të lirë të besojnë çfarë të duan dhe kë të duan.

- Për çfarë nuk është vonë?

- Ora 20:25... Nuk është vonë për të ngrënë darkë. (Qesh)

- Kush është mik e kush armik?

- Mik është ai që edhe sikur të jesh njeriu më i thjeshtë në shoqëri, edhe sikur të jesh perandor, ta thotë të vërtetën dhe kritikat në sy. Ndërsa armiku, sa më shumë t’i rrit gradat sociale, aq më shumë e ul nivelin e dashurisë.

- Çfarë nuk e bën asnjë si ti?

- Asnjë nuk i sheh gjërat siç i shoh unë.

- Çfarë do të doje që njerëzit ta shihnin me sytë e tu?

- Urinë, varfërinë, pabarazinë, patetizmin e gjërave boshe siç është jeta e natës, harxhimi i kohës me asgjë që do t’u vlejë për nesër. Do të doja shumë që njerëzit t’i shihnin këto gjëra me sytë e tyre. Njerëzit kanë një perde nën hundë. Duhet t’i shohësh fukarenjtë e shtypur që t’i ndihmosh.

- Një kujtim që e mban gjithmonë me vete?

- Kam 2-3 e nuk mund të zgjedh njërin më shumë se tjetrin. Kam tre të rëndësishme që i mbaj gjithmonë me vete.

- Diçka që nuk do ta mbash për vete, por do ta ndash me të tjerë?

- Aftësinë për t’i bërë njerëzit të qeshin. (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.