Memushaj: U hutova kur më dhanë shiritin...

Intervista - - SPORT -

As në ëndrrat më të largëta nuk mund të përjetosh emocionet e të qenit kapiten i kombëtares që bëri krenar një komb të tërë. Pavarësisht se pati fatin të ishte vetëm për një ndeshje, pak rëndësi ka, pasi Ledian Memushaj realizoi ëndrrën e shumëdëshiruar nga të gjithë futbollistët e një shtetësie. Krenaria më e madhe për çdo lojtar të përfaqësueses është që të jetë i pari i saj ose ndryshe, kapiten. Vlonjati e mbajti shiritin në takimin ndaj Luksemburgut duke u habitur edhe vetë me këtë vendim të teknikut italian De Biazi. Kapiteni i Peskarës tregon emocionet e këtyre dy takimeve miqësore dhe shumë pikante me djemtë e skuadrës. Gazeta “Intervista” ka kontaktuar me vlonjatin, duke gjetur dashamirësinë e tij për këtë rrëfim...

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Memushaj...

Ledian Memushaj: - Përshëndetje të përzemërta për ju... - Çfarë po bën? - Sapo kam mbërritur në Itali dhe po bëhesha gati për të fjetur, pasi jam shumë i lodhur, por më kapët më parë ju. ( Qesh)

- Atëherë... e prisje të ishe kapiten në ndeshjen me Luksemburgun?

- Të them të drejtën, nuk e prisja fare. U habita edhe vetë kur trajneri De Biazi më ofroi shiritin... - Si e prite? - Nuk më kujtohet shumë mirë ai moment sepse u çudita shumë. Nuk po e bëj sa për ta thënë këtë gjë, por është e vërtetë. Mund të them me bindje të plotë se kam përjetuar emocionet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në karrierën e tij futbollistike. Nuk e di se si mund t’i përjetoj ato emocione përsëri, madje edhe tani që po flas, më dridhet zëri.

- Po Loriku, çfarë të tha? - ... ( Qesh) - Çfarë ka? - Po qesh, pasi tani që më bëtë ju pyetjen, dua të tregoj një moment shumë interesant. Ishte Loriku që më lidhi shiritin e kapitenit përpara ndeshjes me Luksemburgun. Ai u afrua dhe më dha zemër. Më foli, por të them të drejtën, tani që më pyetët ju, nuk mbaj mend asgjë nga ato që më tha, aq i emocionuar isha...

- Për të kaluar te ndeshja... Si ishte paraqitja e skuadrës ndaj Luksemburgut?

- Ishte një paraqitje e mirë nga ana jonë dhe e prisnim të shkonte në këtë mënyrë. Luksemburgu është një kundërshtar më i dobët se ne dhe duhej të mbrohej. Ne duhej të tentonim më shumë përpara për të zhbllokuar rezultatin dhe ia dolëm pas disa episodeve, siç ishte rasti i daljes me të kuq të portierit vendas. E merituam fitoren!

- Skuadra në fushë, ishte një skuadër “eksperimentale”. Mendon se lojtarët ishin aty ku duhet?

- Jo, pasi ishin shumë djem të rinj në fushë dhe natyrisht që kishin emocione të mëdha. Pastaj duhet të pranojmë që edhe kushtet e fushës ishin shumë të vështira.

- Pse nuk luajte me Austrinë?

- Pata disa probleme shëndetësore dhe nuk doja të rrezikoja.

- Dy miqësore, një humbje dhe një barazim... fituam apo humbëm më shumë?

- Miqësoret janë gjithmonë të vlefshme për trajnerin dhe skuadrën. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk mund të pretendojmë të mposhtin Austrinë që për mua është më e fortë se Zvi- cra dhe Rumania. Me Luksemburgun bëmë detyrën dhe nuk duhet të vetëkënaqemi nga fitorja me këtë skuadër.

- Ju kanë kapur tashmë ethet e Evropianit?

- Po, sigurisht, kam filluar të tregohem i kujdesshëm edhe me ekipin e Paskarës dhe dua të luaj sa më shumë që t’i shërbej kombëtares. suam 5 humbje radhazi dhe ka ardhur momenti të reagojmë që nga kjo javë. Jemi një pikë larg zonës së “play- offit” dhe jam i sigurt se do ta kapim.

- Besoni se do të ngjiteni në Serinë A?

- Shpresojmë. Asgjë nuk është e pamundur.

- Po fakti që je kapiten atje të ka habitur?

- Jo, pasi kam kontribuar për këtë ekip dhe është një vlerësim që më bëhet.

- Për t’u rikthyer përsëri te Kombëtarja dhe tek Evropiani. Ku shkojnë synimet tuaja?

- Jam tip që qëndroj një nga e një.

- Cili do të jetë takimi më emocional?

- Ai me Zvicrën, sigurisht.

- Sa i njihni kundërshtarët e grupit?

- Me Francën kemi luajtur 2 takime, por këtë radhë nuk është e njëjta gjë, pasi nuk është miqësore. Zvicra ka shumë shqiptarë dhe lojtarë të mirë, ndërsa Rumaninë nuk e njohim edhe aq shumë.

- Besoni se do të keni shumë tifozë në Francë?

- Jam i sigurt. Ne kishim edhe në ndeshjen me Luksemburgun dhe as bëhet fjalë që do të kemi edhe në Francë.

- Një ndër çështjet më të debatuara është edhe lista e futbollistëve që do të udhëtojnë në Francë...

- De Biazi, De Biazi përgjigjet këtu, jo unë. ( Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.