Vasundra përzë Sakshin

Intervista - - TELENOVELA -

Pasi mëson se çfarë ka ndodhur, Vasundra i sulet Sakshit dhe i kërkon asaj të dalë përgjithmonë nga shtëpia e saj. Vasundra tregohet shumë e rreptë me Sakshin dhe i thotë asaj se nuk mund të përfitojë nga djali i saj anormal, por në momentin që ajo po e nxjerr nga shtëpia, Ragni, për habinë e të gjithëve, i del në mbrojtje Sakshit. Vasundra dhe Ragni kanë një diskutim të fortë me njëra-tjetrën dhe Ragni i kërkon asaj të tregojë mëshirë dhe të mos e lërë në mes të rrugës këtë njeri që deri më dje e pati strehuar në shtëpinë e saj. Të gjithë të tjerët ndahen në dy grupe, disa në favor të Ragnit e disa të Vasundrës. Koshalia i kërkon Vasundrës të besojë edhe një herë te Ragni dhe te mëshira e saj. Sakshit i bie të fikët dhe dërgohet në spital. Mjekja i thotë Ragnit se Sakshi ka nevojë për qetësi, pasi mund të ketë probleme nëse do të vazhdojë të për-

Duke parë gjendjen në të cilën gjendet Sakshi, Ragni i kërkon Vasundrës që ta strehojnë të paktën për një muaj. Sakshi ndihet shumë në faj ndaj Ragnit, e cila po e ndihmon shumë, pavarësisht gjithçkaje të keqe që ajo ka bërë kundër saj. Vineti dhe Malti premtojnë se nuk do ta gënjejnë më kurrë njëritjetrin dhe vendosin të bëjnë vërtet një fëmijë. Vasundra tashmë e trajton Anmolin si fëmijën e saj të vërtetë. Shloku vjen i maskuar në familjen Sharma, duke u bërë një surprizë të gjithëve. Ai thotë se Aleku i ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë. Nga ana e tij, Aleku e falënderon Ragnin që është kujdesur për të si për një vëlla që nga vdekja e Sadnës. Ai i tregon se ka vendosur të shërohet dhe të kujdeset vetë për familjen e tij, gjë që e lumturon pa masë Ragnin. Natën, Vasundra e gjen Sakshin në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe shkon t’i kërkojë Ragnit ilaçin për të. Kur futet në dhomë, ajo shikon se Ragni dhe Anmoli nuk flenë bashkë, gjë që e shqetëson, pasi e kupton se, qëkur janë martuar, ata kurrë nuk kanë qenë burrë e grua në kuptimin e vërtetë të fjalës...

Vasundra dëshpërohet kur kupton se sa ka sakrifikuar Anmoli për familjen e saj. Asaj i vjen keq që deri më tani është sjellë shumë keq me të dhe vendos ta rregullojë gabimin që ka bërë. Sakshi i kërkon të falur Ragnit, por Vasundra i kërkon asaj të ikë sa më shpejt nga shtëpia e saj.

Sakshi pajtohet me Kushin e Tamanën

Sakshi i kërkon të falur Kushit e Tamanës dhe ato gjithashtu i kërkojnë të falur asaj për sjelljen e tyre. Të treja pajtohen dhe përqafo-

Shloku dhe Aleku takohen si herën e parë së bashku, njëri duke i rënë kitarës dhe tjetri sazes. Që të dy lumturohen pas kaq vitesh që nuk janë parë dhe gëzojnë së bashku me Tamanën e Kushin. Vasundra i kërkon Ragnit që të agjërojë për të shoqin, ashtu siç është zakoni. Gjithashtu, ia bën të qartë asaj se tashmë, duhet të festojnë si shtatë vjet më parë... Ragni përlotet. Aleku shikon në televizor se makina e Anmolit ka pësuar aksident. Sakshi vendos të agjërojë për të shoqin, por Vasundra nuk elejon të bëjë ritet, ndaj ajo shkon e trishtuar në dhomën e saj. vajzat vijnë për ta qetësuar. Rahni, shumë e emocionuar pret që Anmoli të vijë për të bërë ritin e fundit të agjërimit dhe Alekut i vjen keq t’i tregojë për lajmin që ka parë. Të gjithë përfundojnë ritet e tyre, me përjashtim të Ragnit, pasi anmoli nuk vjen dhe telefonin e ka të fikur. Ragni refuzon ta prishë agjërimin pa u kthyer Anmoli në shtëpi. Atëhere Aleku i tregon për lajmin e aksidentit. Të gjithë shokohen, por në atë moment, Anmoli futet në shtëpi dhe Ragni, e përqafon, e lumtur që ai është mirë. Anmoli sqaron se aksidentin nuk e ka bërë ai, pasi makinën ia kanë vjedhur. Ragni prish agjërimin dhe afrohet më shumë me Anmolin.

Në shtëpinë Raxhvanxh vjen ish-e

dashura e Anmolit

Taruni i telefonon Sakshit gjoja i penduar për sjelljen e tij, por ajo zemërohet dhe e thyen telefonin. Shlokut i telefonon e dashura. Të gjithë e pyesin se si e ka emrin ajo, por Anmoli nuk ua tregon dhe u thotë se do ta mësojnë vetë, pasi ajo është duke ardhur. Aleku shkon në dhomën e Sakshit dhe i jep për të ngrënë që të prishë agjërimin. Sakshi emocionohet kur shikon se si kujdeset Aleku për të... Anmoli zbret poshtë për të marrë dhuratën e Ragnit, por përballet me një të papritur të hidhur për të. Ai shikon se e dashura e Shlokut, që po e prisnin, në të vërtetë është ish-e dashura e tij. Ai i kërkon asaj të largohet, por në atë moment vjen Ragni...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.