Nidoja vret nënën e Palomës

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Tashmë, gjërat janë përkeqësuar dhe atyre nuk u vjen në mendje ide më e mirë sesa ta varrosin gruan në kopshin që rrethon shtëpinë.

Alina shpëton Sezarin

Alina përpiqet ta bindë Sezarin që të firmosë një dokument. Ajo i thotë se është një çek për shpenzimet e shtëpisë, kur në të vërtetë është një dokument në të cilin, Sezari ia lë gjithë trashëgiminë e tij Alinës.

Kur Alina del nga shtëpia, Sezari përfiton nga dita e bukur për të marrë rreze pranë pishinës, por Nidoja vazhdon ta shqetësojë, duke e bërë të humbasë ekulibrin dhe të bjerë në pishinë. Në momentin kur ai po mbytej, vjen Alina dhe e shpëton. Më pas, Alina nis t’i bërtasë Nidos për veprimet e tij, duke i thënë se nëse vdes Sezari, bashkë me të vdes edhe mundësia e tyre për t’u bërë të pasur.

Sezari i rrëfen Alinës se është i sigurt se pranë pishinës ai nuk qe i vetëm, por ishte edhe dikush tjetër. Ai i thotë se nuk është hera e parë që ai ka ndjesinë sikur në shtëpi jeton edhe dikush tjetër veç tyre, gjë që e nervozon Alinën.

Feliksi i hap zemrën Marsias dhe i shpreh mirënjohjen e tij që ajo ishte e vetmja që e strehoi dhe e ndihmoi kur kishte më shumë nevojë dhe kur të gjithë e lanë vetëm...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.