Disa rezerva

Intervista - - INTIMITET -

Sipas studimit të botuar në BJU International, revistë e specializuar për urologjinë, lidhja mes gjatësisë së burrit dhe penisit në ereksion është mjaft e dobët. Megjithatë, meqë shumica e burrave që kanë marrë pjesë në këtë studim janë të tipit kaukazian (të bardhë), nga Evropa dhe Lindja e Mesme, nuk mund të përgjithësohen këto rezultate për gjithë burrat e botës dhe nuk lejojnë as të shihen ndryshimet potenciale të madhësisë sipas origjinave etnike. Gjithashtu, studiuesit pranojnë se këto rezultate mund të deklarohen gabim nga vetë njerëzit, sepse në këto lloj studimesh marrin pjesë burrat që ndihen më mirë për madhësinë e penisit të tyre, por kjo varet edhe nga temperatura në momentin e matjes. Megjithatë, përfundimet e tyre u afrohen shumë atyre të nxjerra nga Akademia Franceze e Kirurgjisë në vitin 2011, që tregonin një gjatësi “mesatare” në çlodhje nga 9-9.5 cm dhe në ereksion nga 12.8-14.5 cm, si edhe perimetrit në çlodhje 8.5-9 cm dhe në ereksion 10-10.5 cm.

“Ndjesia se ka një penis me madhësi të pamjaftueshme është për burrin një burim ankthi apo vuajtjeje psikologjike”, theksuan zëdhënësit e Akademisë, të cilët përpiqeshin të paralajmëronin publikun për rreziqet që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.