Qofte me qiqra

Inës kuzh ii Kënd

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përbërësit 500 gramë qiqra 1 qepë e thatë 1 tufë majdanoz 1 limon 1 lugë supe mustardë 1 lugë çaji paprika pak dhiozmë 1 lugë çaji curry ½ luge çaji xhenxhefil pluhur

një majë luge spec djegës

3 lugë gjelle thërrime buke të grira

vaj, kripë, piper Përgatitja Një natë më parë vëmë qiqrat në ujë. Të nesërmen u heqim ujim dhe i grijmë në mikser, po pa i bërë pluhur, le të ketë copëza. Në mikser shtojmë qepën, erëzat, mustardën, thërrimet e bukës dhe pak vaj ulliri. Masa duhet të bëhet si rërë e lagur. Nëse është shumë e ujshme, shtojmë pak thërrime buke. I japim formën e qofteve të mëdha, të shtypura dhe i vëmë në një tepsi ku kemi vëmë letër furre. I pjekim në furrën e parangrohur, në 180 gradë, për 20-25 minuta, ose sa të marrin ngjyrë. I shërbejmë me feta limoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.