A keni probleme me tiroiden?

Intervista - - TEST -

1. Funksioni kryesor i gjëndrës tiroide është rregullimi i: a. Metabolizmit b. Presionit të gjakut c. Sistemit limfatik d. Asnjë nga më sipër

2. Shtimi në peshë është shpesh një problem i njerëzve me: a. Një gjëndër tiroideje shumë aktive (hipertiroidizëm) b. Një gjëndër tiroideje pak aktive (hipotiroidizëm) c. Asnjë nga më sipër d. Që të dyja

3. Gratë rrezikohen më shumë se burrat nga çrregullimet e tiroides: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Ndiheni vazhdimisht të lodhur? Shkaktare mund të jetë tiroidja juaj. a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Keni më shumë gjasa të keni tiroide pak aktive kur: a. Sapo keni hyrë në pubertet b. Jeni shtatzënë c. Keni filluar menopauzën

6. Simptomat e një tiroideje mbiaktive mund të përfshijnë: a. Rënie në peshë b. Nervozizëm c. Shtim të lëvizjes së zorrëve d. Të gjitha më sipër

7. Ndryshimet në funksionimin e tiroides gjatë shtatzanisë janë normale: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Ekziston një lidhje mes çrregullimeve të imunitetit dhe problemeve të tiroides: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 9. Çrregullimet e tiroides janë të trashëgueshme: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Doktori juaj duhet të fillojë kontrollin e tiroideve kur ju jeni: a. 21 vjeç b. 35 vjeç c. 50 vjeç d. 65 vjeç

11. Mënyra më e mirë për të trajtuar një tiroide joaktive është përdorimi i hormoneve të tiroides, të marra nga kafshët. a. E vërtetë b. Gënjeshtër 12. Tiroidja shumë aktive mund të trajtohet me: a. Ilaçe b. Jod radioaktiv c. Ndërhyrje kirurgjikale d. Të gjitha më sipër

13. Nëse sëmundja e tiroides lihet pa u trajtuar, ajo mund të shkaktojë:

a. Sëmundje zemre b. Osteoporozë c. Mungesë pjellorie d. Të gjitha më sipër

14. Çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë kancer të tiroides: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është a-ja. Kjo gjëndër e vogël në gushë prodhon hormone që kontrollojnë mënyrën se si ne e përdorim energjinë dhe se si e bëjnë punën organet: Sa shpejt apo ngadalë përdorin oksigjenin, prodhojnë proteina dhe u përgjigjen hormoneve të tjera. Nganjëherë tiroidja nuk punon siç duhet. Nëse ajo prodhon më pak hormone sa normalja, quhet hipotiroidizëm dhe nëse prodhon më shumë, quhet hipertiroidizëm. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja. Nëse gjëndra juaj tiroide nuk prodhon aq sa duhet hormone, ju mund të shtoni në peshë. Kjo ndodh ngaqë metabolizmi ngadalësohet dhe trupi grumbullon ujë, dhjamë e kripë. Nëse gjëndra e tiroides është shumë aktive, ju mund të bini në peshë, nganjëherë edhe pa u përpjekur për këtë. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja. Problemet e tiroides hasen më pak te burrat. Gratë kanë 50% më shumë gjasa që të kenë hipotiroidizëm. Disa shkencëtarë mendojnë se shkaktarë për këtë janë hormonet femërore, si estrogjenet, etj., por askush nuk e di me siguri. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Përveç lodhjes dhe shtimit në peshë, ju mund të jeni depresivë, të bëheni kaps, të ndiheni të pafuqishëm, të ndjeni se lëkura dhe flokët janë të thatë dhe të keni ngërçe muskujsh. Një tiroide pak aktive shkakton ngadalësim të metabolizmit, kurse tiroidja shumë aktive e nxit trupin të punojë më maksimum dhe në të dyja rastet, ju do ta ndjeni veten të lodhur. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja. Doktorët nuk janë të sigurt se pse problemet me tiroiden prekin më shumë grupmoshën nga fundi i të 40-tave dhe fillimi i të 50-tave, por kjo ka gjasa të ketë lidhje me ndryshimet hormonale që ndodhin në trupin e gruas në këtë kohë. 6. Përgjigjja e saktë është d-ja. Kërkoni shenjat e shtimit të metabolizmit. Këto mund të përfshijnë rënien në peshë, nervozizëm apo ankth, irritueshmëri, shtim të rrahjeve të zemrës, shtim të lëvizjeve të zorrëve, djersitje, mungesë gjumi, dridhje duarsh dhe dobësi muskujsh. 7. Përgjigjja e saktë është a-ja. Në shumicën e rasteve, gjëndra tiroide punon ashtu si duhet, por shtatzania mund ta ngadalësojë apo ta përshpejtojë punën e saj. Rritja e nivelit të hormoneve, si estrogjenet, mund të ndryshojnë nivelet e hormoneve të tiroides në gjak. Problemet me tiroiden mund të jenë të vështira për t’u diagnostikuar në këtë periudhë, sepse simptomat janë shpesh të njëjta me ato të shtatzanisë: lodhje, shtim në peshë, ndryshim humori apo probleme me gjumin. I takon doktorit të jetë vigjilent për këto probleme. 8. Përgjigjja e saktë është d-ja. Sistemi ynë imunitar mund ta sulmojë tiroiden në disa mënyra. Sëmundja e Grejvit bën që trupi të prodhojë shumë hormone tiroidesh. Nga ana tjetër, sëmundja e Hashimotos mund të shkaktojë inflamacion kronik të tiroides dhe të çrregullojë prodhimin e hormonit. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja. Rrezikon më shumë të vuash nga tiroidja, nëse në familje dikush vuan apo ka vuajtur prej saj. 10. Përgjigjja e saktë është b-ja. Pas kontrollit të parë, ai bëhet çdo 5 vjet. Bëhet fjalë për një analizë të thjeshtë gjaku me anë të së cilës maten nivelet e hormonit që stimulon tiroidet (TSH) dhe të hormoneve të tjera në gjak. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja. Trajtimi i preferuar është tiroksina, një version sintetik i hormonit kryesor që prodhon tiroidja. Për shumë vjet, janë përdorur hormonet e marra nga kafshët (kryesisht derrat) dhe produkte të ngjashme përdoren ende edhe sot, por cilësia dhe efikasiteti i tyre mund të variojë shumë. Versioni sintetik i prodhuar në laborator është shumë më i sigurt. 12. Përgjigjja e saktë është d-ja. Ilaçet mund të bllokojnë aftësinë e tiroides për të prodhuar hormone; jodi radioaktiv dëmton qelizat që prodhojnë hormone dhe ndërhyrja kirurgjikale bëhet për të hequr tiroiden. Trajtimi zgjidhet në bazë të moshës, të llojit të hipertiroidizmit që keni, të gjendjes së sëmundjes dhe të problemeve të tjera shëndetësore. 13. Përgjigjja e saktë është d-ja. Nëse e lë pa trajtuar tiroiden, ajo me kalimin e kohës mund të shkaktojë sëmundje serioze si ato të zemrës, goditje në tru, osteoporozë, mungesë pjellorie dhe probleme mendore. Gratë shtatzëna me këtë sëmundje mund të humbasin fëmijën, ose të kenë probleme të tjera gjatë shtatzanisë. 14. Përgjigjja e saktë është b-ja. Nuk ka të dhëna se problemet e tiroides mund të shkaktojnë kancer, por nëse keni kancer në tiroide, ajo mund të jetë edhe joaktive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.