6 modele xhinsesh në modë këtë pranverë

Intervista - - ESTETIKE -

1. Xhinset e

gjera

Përgatituni t’ua shihni të gjitha vajzave që ndjekin modën. Po flasim këtu për xhinset e gjera, ose modeli i mamasë, të ngushta në bel, që vijnë duke u zgjeruar. Këto janë ideale për vajzat të cilave nuk u pëlqejnë xhinset ngjitur pas trupit.

3. Me zbukurime

Xhinset me zbukurime kanë perçina, perla, apo qëndisma. Këto lloj xhinsesh rikthehen në modë këtë pranverë, por kujdes, nuk janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Në këtë mënyrë, xhinset, nga një veshje klasike, bëhen më moderne ose sportive.

4. Xhinset treçerekëshe të

gjera poshtë

Nëse do të zgjidhni një model nga këto që ju prezantuam, patjetër, ky është ai i duhuri. Këto lloj xhinsesh janë parë shpesh gjatë Javëve të Modës kohët e fundit, sidomos të shoqëruara me çizme të shkurtra me taka, për të zgjatur në maksimum siluetën. Me stil dhe të nevojshme, njëkohësisht.

5. Xhinse me palën e kthyer

Tendenca e palës së shqepur, ose me ngjyrë më të errët (apo më të hapur) se pjesa tjetër e xhinseve është modeli që do të jetë më në modë këtë pranverë. Janë të lehta për t’u mbajtur gjithë ditën dhe i japin pak stil kësaj veshjeje bazike.

6. Xhinse me zinxhir të dukshëm

Këto xhinse mund të vishen si gjatë ditës, ashtu edhe në një mbrëmje, pra, janë stili i rrobave që do të donim ta vishnim gjithë kohën! Zinxhiri, i cili zakonisht është i fshehur, i shton një detaj rrok dhe mashkullor veshjes, duke luajtur kështu rolin e kundërt, pasi ju bën të dukeni edhe më femërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.