A është në modë rruajtja e kokës zero?

Intervista - - ESTETIKE -

Para disa kohësh, pamë aktorin hollivudian, Uill Smith, i cili e kishte rruajtur kokën tullë, ndërkohë që kishte lënë një mjekër të gjatë e të dendur. Për të bërë një ndryshim kaq ekstrem, Uill Smith ka edhe një justifikim të mirë: Rolin e Floid Loton, alias Deadshot, në filmin “Skuadra Vetëvrasja” (të njëjtin film, për të cilin Xhared Leto i leu flokët me ngjyrë të gjelbër).

Atëherë, është një ide e mirë të rruhet koka tullë? Duhet thënë se aktori ka gjetur një ekuilibër të mirë. Sapo heq nga koka flokët, duhet të përpiqesh të gjesh mënyrën për ta kompensuar me mjekrën, apo mustaqet dhe sa më shumë i shkurton flokët, aq më shumë duhen zgjatur qimet në mjekër. Përsa i përket modës, koka e rruajtur është një stil që ndiqet nga shumë vetë, jo edhe aq i kohës, por i tolerueshëm nëse do të dukesh me stil. E rëndësishme është ta mbrosh mirë kokën nga dielli me një krem dielli dhe ta hidratosh me një krem hidratues mat, sepse s’është gjë e bukur për syrin të shohësh një kokë që shkëlqen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.