Ajo më kërkoi të bënim seks menjëherë

Intervista - - MËKATE -

Atëherë fillova të hiqja rrobat e mia dhe me një lloj inati, i thashë: “Pse nuk zhvishesh?”. Ajo filloi t’i hiqte rrobat një e nga një, derisa u zhvesh e gjitha. Kishte një trup te mrekullueshëm, por unë fillova ta urreja që ajo nuk do të ishte femra e jetës sime, por thjesht një kalimtare e rastit. Atëherë në nerva e sipër u hodha mbi të dhe fillova ta përkëdhelja e ta puthja në të gjithë trupin. Në ato momente më vinte në mendje ideja se unë isha kushedi i sati burrë që ajo po fuste në shtrat dhe sa më shumë e mendoja këtë gjë, aq më dhunshëm sillesha me të dhe mendoja se kjo gjë në njëfarë mënyre, asaj i pëlqente. Kur ngrita kokën lart, pashë A.-në që qante pa zë. Atëherë pata frikë, u tërhoqa dhe e pyes se përse qante.

- Të lutem bëj kujdes, ti je burri i parë që kam takuar në jetën time... - më tha ajo.

Aty shtanga sepse nuk po kuptoja më asnjë gjë. U ngrita, i fshiva lotët dhe e pyeta: - Pse po e bën këtë gjë me mua?

Ajo m’u përgjigj: - Sepse ti je i vetmi që kam dashur dhe do të dua për gjithë jetën time.

Ju nuk e keni idenë sa shumë më lumturuan fjalët e saj! I thashë: “Vishu tani, ti do të jesh nusja ime dhe nga ky moment, do të vish në shtëpinë time”. Pa e mbaruar fjalën, ajo ma mbylli gojën duke më puthur dhe unë nuk mundesha t’i rezistoja... Vazhdova duke e puthur dhe përkëdhelur, por këtë herë me shumë ëmbëlsi dhe dashuri. Nga ajo natë kuptova se unë isha vërtet i pari burrë në jetën e saj dhe kjo gjë më lumturoi pa masë. Ata natë fjetëm të përqafuar pranë njëri-tjetrit, por lumturia ime nuk zgjati më shumë se një natë. Në të gdhirë, ajo ishte larguar nga dhoma duke më lënë një letër ku më sqaronte se për herë të parë ajo kishte rënë në dashuri me mua, por sipas asaj, dashuria midis nesh nuk mund të ishte më shumë se ai çast që kaluam, pasi ajo ishte me përbërje të keqe politike dhe se nga ky fakt, ne nuk kishim të ardhme. Letra ishte e shkruar gjatë, dukej që e kishte përgatitur që në shtëpi, po ç’rëndësi ka, me pak fjalë ky ishte thelbi. E si mund të ishte njeriu më i zhgënjyer se kaq?! U desh shumë kohë që unë ta harroja atë vajzë. Edhe pse shpeshherë rrija me orë të tëra në vendin e takimit tonë, ajo përsëri nuk u bë e gjallë. Më vonë mora vesh se kishte qenë e fejuar me një person që kishte patur probleme me drejtësinë dhe në kohën kur ajo më dashuroi mua, ai ishte në burg. Vetëm atëherë e kuptova pse ajo e shikonte dashurinë tonë si të pamundur. Më pas, ajo u martua e gjithashtu edhe unë dhe secili nga ne mori drejtimin e tij. Sa herë shkoja në fshat pyesja për të dhe më kishin thënë se kishte katër fëmijë dhe bënin një jetë të qetë. Kjo pra ishte historia ime, e cila më ktheu në një kohë të shkuar...

I gjendur përballë fotove të saj, e shikoja dhe mendoja se si do të ishte jeta ime me të. Nuk munda ta pengoja dot tundimin që pata në ata moment për të folur me atë dhe thashë me vete: “Të dalë ku të dalë, unë do t’i shkruaj”. Dhe ashtu bëra. I shkrova vetëm “përshëndetje!” dhe prita se si do të reagonte ajo. Në fakt, ajo m’u përgjigj të nesërmen. Më kishte njohur nga fotoja dhe sigurisht, edhe ajo ishte emocionuar nga kjo bisedë rastësore në Facebook. E pyeta dhe më pyeti për shumë gjëra, madje më kërkoi edhe të falur për mënyrën se si u largua prej meje atë natë në hotel. Ajo më shkruante gjithmonë kur nuk e kishte bashkëshortin në shtëpi, ndërsa unë i mirëprisja mesazhet e saj në çdo kohë sepse bashkëshortja ime, as që e merrte mundimin të hynte ndonjëherë në kompjuter. Komunikimi me të filloi të bëhej shumë tërheqës, më dukej sikur isha përsëri njëzet vjeç, filluam t’i flisnim shumë fjalë të ëmbla njëri-tjetrit, që në atë kohë nuk patëm mundësi që t’i shprehnim. Më dukej vetja tjetër njeri, më mjaftonte vetëm një mesazh i saj dhe më dukej sikur po rilindja. I kisha kërkuar edhe që ta takoja, por këtë herë ajo ishte shumë e vendosur.

“Nuk mund ta bëj të njëjtin gabim që bëra dikur, më tha, sepse tashme nuk jam vetëm, por do vija në lojë jetën e fëmijëve të mi”. Ajo ishte e kënaqur që ne gjetëm gjurmët e njëri- tjetrit në botën virtuale dhe kaq për të mjaftonte, por sigurisht, edhe për mua nuk ishte e lehtë që të hidhja hapa të gabuar, sepse tashmë edhe unë kisha një familje. Kështu, të dy iu nënshtruam fatit tonë dhe komunikimi virtual ishte për ne një luks për rrethanat ku ndodheshim. Tashmë, për të dy ne takimet dhe bisedat në Facebook ishin bërë si një person që është i varur nga cigarja dhe nuk mundet ta shmangë dot. Unë mezi prisja që ajo të ishte vetëm në shtëpi dhe të komunikonim. Sa hapja kompjuterin, nuk kishte ditë që të mos gjeja në mëngjes një mesazh prej saj. Lumturohesha si një adoleshent dhe kjo bisedë me të ishte gjëja më e bukur që kisha përjetuar ndonjëherë në jetën time. Pas disa muajsh, unë u shërova dhe e fillova përsëri aktivitetin tim duke shkuar në punë, gjë që nuk na pengonte të komunikonim, por lumturia e komunikimit që na kishte mbërthyer duke biseduar bashkë, si çdo gjë e bukur, edhe këtë herë, dështoi. Rastësisht djali kishte hyrë në kompjuterin tim (gjë që ai nuk e bënte asnjëherë) dhe kishte parë shumë prej mesazheve që ne kishim komunikuar me njëritjetrin. Ai e kishte përjetuar shumë keq këtë gjë dhe shumë i nervozuar, më kërkoi llogari. Shumë i turpëruar ndaj tij, i tregova me detaj çdo hollësi të historisë sonë, që nga njohja e deri tani. Ai më tha “nëse nuk do që t’i tregoj mamasë, atëherë ti që sot do ta ndërpresësh komunikimin me të”. Sa nuk më ra pika kur ai ma kërkoi këtë gjë, të vetmen gjë të bukur që kisha në ato momente, por nuk kisha rrugë tjetër, ai ishte shumë serioz dhe i hidhëruar për nënën e tij, sepse mendonte se kjo që po bëja ishte një lloj tradhtie dhe ai këtë nuk e pranonte. Atëherë i kërkova t’i shkruaja asaj vetëm një mesazh të fundit. Ai pranoi...

Ai ishte teksti më i gjatë që i kisha shkruar ndonjëherë. I tregova arsyet, pse do të hiqja dorë nga komunikimi me të dhe nga Facebook-u njëkohësisht, i shpjegova se e doja shumë, si ditën e parë që e takova dhe se për mua kjo ishte një dhembje e dytë, si ajo kur u ndamë atë natë në atë hotel. I shkrova se do ta kujtoja gjithmonë me shumë dashuri, edhe pse fati kishte lozur me ne duke na ndarë dy herë. Gjithashtu, i shkruaja se do t’i lutesha Zotit që të na bashkonte në botën tjetër. Pasi e dërgova këtë mesazh të fundit, djali si dënim ma mbylli Facebook-un dhe sot e kësaj dite unë nuk e di se si ka reaguar ajo kur e lexoi atë tekst. Një brengë do të më mundojë gjithë jetën, se ajo ka menduar se e gjithë kjo ka qenë një lloj loje për t’u hakmarrë duke ia kthyer në të njëjtën monedhë siç bëri ajo dikur me mua. Nëse A.-ja e lexon këtë histori, dua t’i them se nuk isha unë që doja të luaja me fatin, por fati luajti dy herë me ne dhe se ne jemi shumë të dobët për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë...

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.