Përtej errësirës

Intervista - - POSTA -

Ti Vjen nga përtej errësirës Ma mjegullon pamjen dhe llogjikën Më mashtron me egoizmin tënd Ah, ky egoizmi yt! Veçse ke mashtruar më shumë vetveten Sepse ashtu si vjen - ashtu prej meje ikën! Unë Mbështjellë me vello engjëllore Me krahët gati gjysëm të këputur Kërkoj të mbështetem diku Ku ka si një mik i mirë?! E stërlodhur, të zgjodha ty. Por u gabova nga një iluzion i bukur! Ne Parajsën dhe Ferrin e paska çdo vend (Ka shkruar sa shumë Dante Aligeri!) Nuk lemë hapësira për pastrim shpirti Si meteorë të rrezikshëm ngjajmë Kujdes nga përplasja fatale Kur njëri shkon në parajsë-tjetri shkon te ferri!

Deti Zogu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.