Vetëm 25-vjeçaret duhet të punojnë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Mehmet Shehu: - Po më vjen keq, por Shqipëria është bërë tmerri i njerëzve për jetën, kjo është e turpshme.

Babi vetmuar: - S’ke ç’t’i bësh sepse të tillë kurvash kemi në qeveri dhe pastaj shkojnë gjërat kështu, po ti mos u mërzit zonjë, se jeta vazhdon.

Negjat Berisha: - Keq boll, por s’ke ç’të bësh, fati është nana e dreqit, boll të paska shku 50 vjeçe, 25 i paske punë ti.

Mashkull për zonja: - E paske marrë vesh vonë ti, duhet të jesh krenare që të kanë pushuar dhe madje qenke vonë se sot vetëm legenat po zënë vende të mira pune. Më vjen keq dhe uroj të gjesh një vend të përshtatshëm.

Orestis K. Baxho: - Për fat të keq, ky është realiteti ku jetojmë. Mbizotëron arroganca, kurvllëku, injoranca, minifundet etj., pa marrë parasysh ndershmërinë, korrektesën, dinjitetin, patërtinë etj. Respekte, zonjë e nderuar. Vepro në rrugë ligjore.

Elvis Allmuça: - Fatkeqësi për këtë kohë që jetojmë, i bie që edhe unë që kam mbaruar për Ekonomik dhe aktualisht jam në një firmë private, mund të përfundoj roje.

Aldi: - Ke të drejtë, zonjë, sepse të atillë injorantë dhe legena e drejtojnë këtë shtet. Më vjen keq për ty, të uroj të gjesh një punë sa më shpejt.

Leda Eda: - Po s’ta dinë kimetin, prandaj në mbarë botën punojnë edhe gra në moshën tënde që ia dinë zanatit, po te ne është vajmedet...

Marina Kristi: - Është shumë e padrejtë.

Valter Cenolli: - Hidhe në gjyq zonjë, të fitosh pagat e humbura dhe kthimin në punë me vendim gjykate, gjithmonë nëse ke të drejtë. Respekt për njerëzit e drejtë dhe punëtor.

Alesio Gjordeni: - Tani nuk punohet me mendje dhe duar, por me këmbët e gjata dhe fund të shkurtër.

Ben Ardi: - Të rejat i duan për gjëra të tjera dhe jo për t’u bërë punën, pfff.

Enka Hyko: - Dihet, ato janë të përgatitura në fusha të tjera, më vjen keq sa poshtë ka rënë shteti këtu.

Djali Besnik: - Kena faj ne delet që votojmë këtë lesh shteti që na “mbron”.

Emiljan Pjetri: - Që kërkojnë vajza të reja shumë mirë, por që të hiqesh ti pa të drejtë e të zëvendësohesh, ky është fashizëm. Hidhi në gjyq!

Astrit Emini: - Çfarë ka nevojë tregu i punës ata do të punësohen. Llogaritë i bën kompjuteri. paguajnë edhe dhimbjet që u kanë dhënë nënave të tyre këta tipa njerëzish që vetëm njerëz nuk janë, por kafshë. Edhe pse nuk kam trupin dhe fuqinë e një mashkulli, e para do ta kapja dhe do ta qëlloja derisa të thoshte mëshirë 1000 herë dhe prapë do ta qëlloja. Anisa.

- Kam zënë mat kushërirën time duke çatuar me burrin tim. Si do të vepronit ju me këta persona? Ai më ka kërkuar falje, por a duhet t’i besoj më? Julia.

- Epo, tashmë kështu siç janë bërë njerëzit, jo vetëm kushërira, por edhe motra flirton me dhëndrrin. Kanë parë sytë e mi sa e sa herë të ndodhë një gjë e tillë. Më vjen turp vetëm që e mendoj një gjë të tillë. Po të më ndodhte mua, do ta largoja atë femër nga jeta jonë, kushdo qoftë ajo dhe do t’ia thoja hapur, se turpi s’do të ishte i imi, por i personit që bën gjëra të tilla. Bleona.

- A jeni dakord me vizitat e VIP-ave dhe intervistat që u bëjnë personave të dënuar me burgim për vrasje? Pse po na i servirin si engjëj? Lina.

- Nuk jam fare dakord, prandaj nuk i shikoj emisionet e tyre dhe nuk dua t’ia di fare për këta njerëz të shitur nga maja e flokut e deri te maja e gishtave të këmbës. Mundohen të rrisin shikueshmërinë duke na servirur persona të degjeneruar dhe të dalë nga rruga e Zotit, por mos harroni se do t’ju kthehen në jetën tuaj këto gabime që bëni. Arditi.

- A ju kanë zhgënjyer ndonjëherë prindërit dhe a keni arritur t’i falni një ditë? I dëshpëruari nga familja.

- Nuk mund të them që jam zhgënjyer ndonjëherë, sepse prindërit e mi vetëm për të mirën time kanë menduar gjithmonë. Në sytë e mi janë njerëzit më fantastikë në botë dhe nuk mund të gjej fjalë ta përshkruaj atë që kanë bërë për mua. Jam në borxh ndaj tyre derisa të vdes. Leona.

- A u besoni lidhjeve nëpërmjet gazetës apo internetit? Xhelozja e Nardit

- Ka më lidhje serioze o njerëz? Jemi bërë rrush e kumbulla, siç thonë edhe të vjetrit. Këtu s’po ekzistojnë lidhjet që bëhen kur bëhen nga familjet dhe po ekzistojnë ato të internetit apo të gazetave, gjepura janë dhe asgjë më tepër. Disa thonë që janë martuar nga këto lloj lidhjesh, por sa kanë zgjatur, s’na kanë thënë. Besoj se jemi prishur dhe po nuk mblodhëm mendjen, do të bëhemi edhe më keq dhe do të vdesim të vetëm. Bashkimi.

- A ekziston sot dashuria e njerëzve pa interes për shokun, mikun, vëllain, nënën etj. Mendoj se jo. Ju, çfarë mendimi keni?

- Vetëm për nënën do them që ekziston dashuria e pastër, ndërsa për të tjerët s’ka më dashuri të pastër. Këtu po vriten çdo ditë vëllezërit për pasuri dhe ju nxirrni një pyetje të tillë. Ka vdekur respekti dhe dashuria tashmë, qëkur u futëm në demokraci, s’ka më dashuri; kush të jetë më i zoti, le të fitojë. Edi.

- Si mendoni ju, a pendohet një kriminel vërtet apo i ka filma ato çfarë thotë? Nisem nga rasti i atij djalit që është në burgim të përjetshëm dhe që tani është penduar. Arditi.

- Po tashmë nuk jemi Zoti që të gjykojmë çdo sjellje ne! Çdo njeri duhet të ketë dhe një shans të dytë në jetë dhe të mos e varim në litar me gabimin e parë. Një person mund të bëhet vrasës se ashtu erdhën rrethanat dhe të pendohet. Kur flasim për kriminelë, aty nuk kam mëshirë, krimineli është vrasës dhe nuk i besoj asnjë fjalë. Studentja.

- Burrat e cilës krahine shqiptare i trajtojnë më mirë gratë? Nevi.

- Kot lodheni të na thoni se meshkujt shqiptarë nuk dinë fare të respektojnë femrën. Kemi mall të dëgjojmë një fjalë të mirë nga këta budallenjtë tanë, sikur nuk janë njerëz me zemër e ndjenja. Vetëm këtu kam parë mënyrën si sillen dhe jam shastisur fare. Jetoj jashtë dhe kam ca kohë që u ktheva, por e shoh që do t’ia kaloj bukur se jam specialist me femrat dhe do të kem sa të dua. Emigranti.

- Më thoni, a jeni dakord që të ndërtohet këndi i lojërave te liqeni, apo kemi probleme të tjera më të mëdha se ky? Merita.

- Askush besoj se nuk është dakord që të ndërtohet kënd lojërash te liqeni. Nuk ka hapësirën e duhur që të ndërtohet dhe kam shpresë që Bashkia të mos japë një leje të tillë, se na mori lumi pastaj. Mezi ecim në tortuar tani që s’ka ndërtesa, jo të hapet këndi. Atëhere morëm fund dhe s’do të kemi pak gjelbërim që të shijojmë shëtitjen e së dielës apo të mbrëmjes. Tiransi.

- Si ju duket reagimi i parlamentarëve tonë? Uh se harrova, po fjalori i kryeministrit? E lodhura.

- Nuk je vetëm ti e lodhur, e dashur, jemi lodhur me këta injorantët që udhëheqin dhe pa pikë turpi dalin dhe flasin. As fëmijët në rrugë nuk i dëgjon të përdorin fjalorin që përdorin këta hajdutë dhe të paedukatë. Nuk mund të quhet parlament një vend i tillë me persona të tillë. Mund të them vetëm një fjalë për deputetët tanë dhe kryeministrin. Këta janë “Ali Babai me 40 hajdutët”. Mondi.

- Një pyetje qesharake kam: A bëni thashetheme dhe për çfarë, konkretisht? Grifsha.

- Po nuk është qesharake moj, ku rrimë ne pa bërë thashetheme?! Ngado të kthesh kokën vetëm thashetheme dëgjon, nga fëmijët e deri te pleqtë. Nuk merremi me hallet tona, por me jetën e tjetrit kështu jemi ne. Të gjithë pa përjashtim bëjmë thashetheme për mënyrën se si vishen njerëzit dhe qeshim me ta. Vedeta.

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- Po vetëm me dy, moj goce? Gjej edhe një në Itali e një në Greqi të ndahesh në katër vende se me një s’do t’ia dalësh mbanë. Qenke e pangopur ti moj! Po hajde tek unë se jam sa për 100 meshkuj bashkë moj e madhe, po ama ashtu siç kërkon ti, do bësh dhe ti për mua, do m’i bësh të gjitha, të mos i hedh sytë te ndonjë tjetër. Hahaha. Vagabondi.

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Armë andej, armë këtej, armë në lojëra, armë në çdo cep. Po pse more njerëz të përdorim armë? Hiqni armët e jetoni si njerëz dhe mos shkurtoni as jetën tuaj, por as jetën e tjetrit. Kush ka parë mirë nga arma? Askush s’besoj të jetë pro për armët që t’i përdorim për vetëmbrojtje. Po të ecësh në rrugën e Zotit, çdo gjë do të ecë mbarë, pa qenë e nevojshme të përdorim dhunë. Leta.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani

- Jo mi goce, pse të ndahesh? Po ke mend në kokë ti apo ku t’i gjesh aman kur ke krijuar një lidhje të tillë?! Mos pyet fare se ç’duhet të bësh, por ndahu dhe shiko jetën tënde. Do pendohesh për këtë që ke bërë herët apo vonë do ta pësosh dhe ti. Ashtu siç bërë, do të ta bëjnë, mos ki merak. Në këtë botë i paguajmë gabimet tona dhe jo pas vdekjes. Tironsi.

- Çfarë mendoni për një shok të ngushtë (që e sheh si vëlla) të cilit edhe pse i thua që ke të dashur, bën të pamundur që të ta prishë marrëdhënien? Sara.

- Nuk mund të kesh shumë mendime për një person të tillë. Besoj se dashuria që ka ndaj teje s’e lë që ti të shikosh jetën tënde dhe të prish çdo rast që të jepet. Që të mos e humbasësh nga shok të ngushtë, kape dhe sqarohu me të, se një person që të dashuron mund të kuptojë dhe të heqë dorë. Elle.

- Si do ta përcaktonit apo silleshit me motrën tuaj nëse ajo bëhet xheloze për lumturinë tuaj? E trishtuara.

- Mos u trishto fare se janë gjëra që ndodhin, e dashur. Shumë herë femrat janë xheloze edhe midis familjes, kështu që ti duhet të jesh sa më e mirë me motrën që të mund të kuptojë se është një gjest i gabuar ai që bën ndaj teje. Koha është ilaçi më i mirë për të gjitha rrethanat dhe gjendjen që ndihemi; do kalojë dhe do harrojë. Nisa.

- Përse meshkujt kanë tendencën të duan ato femra që sillen keq me ta dhe të injorojnë vajzat e urta e të dashura? Lida.

- Epo, meshkujt janë fëmijë. Vërtet kanë tendencën të duan femra të tilla, por mos harroni se me kë martohen në fund. Pra, ato lloj femrash i përdorin për të kaluar kohën dhe vajzat e urta i marrin për bashkëshorte, kështu që mos ua vini re se do t’u kalojë dhe do t’i kemi ne femrat që sillemi njerëzisht dhe me dashuri me ta. Sonila.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.