PYESNI NJËRI- TJETRIN Pyetjet e reja...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një grua që kam punuar ekonomiste për shumë vite në një firmë të njohur, tani jam 50 vjeçe dhe më nxorën nga puna, sepse i përkas një brezi të vjetër. Ndihem shumë e poshtëruar, sepse morën një vajzë të re në vendin tim, ndërkohë që nuk merrte vesh fare nga zanati. Dhe nuk mjafton kjo, por kudo ku aplikoj për punë, kërkojnë vetëm vajza të reja. Kjo nuk më duket e drejtë. Unë i bie që të mos punoj më, sepse jam 50 vjeçe! Duhet të jem patjetër 25 vjeçe dhe të vesh minifunde? Këtu ekonominë dhe paranë e kanë vetëm njerëzit injorantë dhe kurvarë... S’e di si mendoni ju, por doja ta ndaja me ju...

Roberto Xhoni: - Është më se e vërtetë kjo që thua ti, pronarët ose biznesmenët kërkojnë vetëm vajza të reja që t’i përdorin edhe si dashnore. S’ka rëndësi marrin vesh nga puna apo jo.

Gola Avni: - Këto marrëzira ndodhin vetëm te shqiptarët. Marrin në punë ato të rejat që aftësi dhe dije pune nuk kanë fare, por kanë shalë dhe gjoks të njomë. Ndërsa kuadrot e shkolluar, me përvojë dhe zgjuarsi ngelen rrugëve vetëm sa kanë bërë ca moshë dhe nuk lakuriqësohen, prandaj largohen nga puna. Turp.

Miles Amar: - Nuk ka faj shteti, e nderuar, e ka fajin shefi që e ke pasur . duhet të kishe bërë atë që donte shefi, por atë nuk e ke bërë dot prandaj e ka marrë atë që e bën. Unë të sugjeroj ta hedhësh në gjyq. Respekte, e nderuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.