PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje, a bëhesh apo lind terrorist? S’i kuptoj këta lloj njerëzish... Aroni.

- Askush s’mund t’i kuptojë këta tipa njerëzish, besoj që lindin dhe duke u rritur, u del koka dhe bëhen ata që bëhen. Nuk mund të besoj që në emër të Zotit dalin e vrasin dhe marrin jetët e njerëzve pa pikë mëshire. Pra, ata janë vetëm të lindur dhe nuk është asgjë tjetër. Nila.

- Cilit do t’i jepnit dënimin me të rëndë, kriminelit që vret apo një mashkulli që përdor femrat për prostitucion? Laura.

- Do të bëja atë që bëri një femër me një prift që përdorte të gjitha femrat që shkonin për t’u rrëfyer. E lidhi dhe mori një gomar të vogël. I hidhte qumesht priftit në kurriz dhe gomari i vogël pinte qumësht nga organet e tij, se qumshti shkonte deri atje. Atë do t’u bëja dhe personave që shesin femra, se për kriminlët do përdorja rrugë më të rënda. Genti.

- Përse ISIS-i sulmon vetëm vendet ku ka më shumë myslimanë, ndërkohë që thonë se luftojnë në emër të Zotit e të islamizmit? Sonila.

- Edhe unë jam ngatërruar fare me këtë gjë. Unë them që të gjitha këto bëhen vetëm për para dhe pasuri. Këta lloj personash jo vetëm që nuk besojnë në asnjë fe, por janë të lindur terroristë. Kur nuk respektojnë jetën e tyre apo të mjedisit familjar, nuk janë njerëz, por kafshë. Agroni.

- Cilat janë tre gjërat që e prishin më shumë një njeri? Bashkimi.

- Vetëm për një gjë jam shumë i sigurt, vetëm paraja është ajo që prish dhe shkatërron çdo gjë në këtë botë. Më ka ndodhur mua dhe sado të më thonë të kundërtën, unë ngaqë e pësova në jetë, jua them me bindjen më të madhe. Besoj se s’ka tjetër gjë që e prishë njeriun, veç parasë. Marios.

- Si do të reagonit po të kuptonit se komshiu përballë ushtron dhunë mbi të ëmën? Jam e shokuar! A duhen dënuar këta persona me burg të përjetshëm? X anonime Tiranë.

- Jo vetëm të dënohen, por duhet të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.